Vaji i Livandës
Vaji i livandës është hipnotizues dhe...
Recetë për shërimin e mëlçisë
Mëlçia është një organ në trupin e njeriut që shumica e njerëzve harrojnë të kujdesen. Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme.
Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse.
Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.
Një Recetë e thjeshtë:
Përbërësit:
Lëng limoni
Lëng portokalli
Mente të freskët
1 litër ujë
Mjaltë organik
Përgatitja:
Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera.
Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin.
Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.
Vaji i Livandës
Keni patur një ditë të lodhshme e të ngarkuar dhe kjo ju ka sjellë dhimbje koke? Ajo që ne ju sugjerojmë është të mbani gjithmonë me vete vaj livande. Livanda është një barishte e mrekullueshme aromatike që qetëson mendjen. Vaj i livandës është një vaj esencial, me veti të mrekullueshme, që përdoret për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Është ndër vajrat më të fuqishëm, pasi ka veti relaksuese dhe shëruese. Vaji i livandës ka një strukturë kimikisht komplekse, me mbi 150 përbërës aktivë, e cila shpjegon efektivitetin e saj në lidhje me shumë probleme shëndetësore. Ai ka veti anti-inflamatore të mahnitshme, antidepresant, antiseptik, antibakterial, antimikrobial. Gjithashtu është hipnotizues dhe hulumtuesit kanë zbuluar se ndikon në uljen e ankthit.
Vaji i livandës ka treguar se ndikon në reduktimin e depresionit, përmirëson pagjumësinë dhe lehtëson dhimbjet e kokës. Mbani disa pika vaj të tij, gjithmonë me vete dhe i thoni lamtumirë dhimbjeve të kokës!
Gripi vdekjeprurës
Virusi i Gripit shpërndahet edhe nga frymëmarrja dhe jo vetëm nga kollitja dhe teshtima, paralajmëron një studim i ri. Studiuesit e Universitetit të Maryland kanë këshilluar njerëzit se larja e duarve dhe vendosja e dorës para gojës kur kolliten apo teshtijnë nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga gripi pasi bakteret e tij gjenden dhe në frymëmarrjen e të sëmurit. Duke analizuar 142 pacient të sëmurë me grip ata identifikuan virusin dhe në frymënxjerrjen e tyre, madje në momentin që bakteret e gripit dalin jashtë organizmit nëpërmjet frymës mund të jetojnë disa orë në ajër.Autori i studimit Dr Donald Milton ju ka kërkuar personave të cilët po përjetojnë simptomat e para të gripit të mos shkojnë në punë dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.
Rezultatet e këtij studimi vijnë në një periudhë ku SHBA-te po përjetojnë një situatë të rëndë të gripit të llojit H3N2, i cili njihet si më agresivi dhe me pasoja fatale.
Deri tani mësohet se 100 amerikane kanë humbur jetën nga ky grip.
Comments (0 posted)
Post your comment