Home | Life & Style | Krijohet në Shkup Këshilli Shqiptar i Paqes

Krijohet në Shkup Këshilli Shqiptar i Paqes

image
 “Shqiptarët – një Popull i Paqes, një Popull për Paqe në Ballkan”.

 

 

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

 

  Më 29 janar 2018, në Shkup do të krijohet Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni

 

ME KËTË RAST, DISA PERSONALITETE SHQIPTARË NGA MAQEDONIA DO TË NDEROHEN ME TITULLIN "AMBASADOR I PAQES”.

* * *

UNIVERSAL PEACE FEDERATION

FEDERATA E PAQES UNIVERSALE

 

KËSHILLI SHQIPTAR I PAQES

Në emër të Federatës së Paqes Universale të Shqipërisë dhe Kosovës kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për të marrë pjesë në punimet e aktivitetit për konstituimin e degës së Këshillit Shqiptar të Paqes në Maqedoni.

Aktiviteti do të mbahet më datë 29 Janar 2018 në Shkup – Maqedoni, në ambientet e restorantit ,,Bushi”, në orën 15.00.

Ky aktivitet organizohet mbi themelin e punës shumëvjeçare të Federatës së Paqes Universale dhe Këshillit Shqiptar të Paqes me synimin për të nxjerrë në pah vlerat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve si popull i paqes në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan.

Qartësimi thelbësor i formave të ndryshme të mbetjeve të konflikteve historike, shpalosja e njohjes mbi paragjykimet e akumuluara përmes gërshetimit historik të kombeve dhe besimeve fetare të ndryshme në Ballkan dhe Evropë do të ndihmojë në kuptimin e qartë të rolit dhe misionit të shqiptarëve: “Shqiptarët – një Popull i Paqes, një Popull për Paqe në Ballkan”.

Sot shqiptarët vijnë nga shtete të ndryshme, prej besimeve fetare të ndryshme, prej të kaluarave të ndryshme social-ekonomike dhe tregojnë shenjat e plagëve të imponuara nga koha përmes vuajtjeve dhe dhimbjes. Prandaj, ata mbartin një urtësi të jashtëzakonshme të trupëzuar në përvojat e tyre kombëtare dhe vetjake.

Populli Shqiptar duhet të ngrihet në nivelin përfundimtar të Bartësve të Paqes në Ballkan. Përkushtimi ndaj paqes së vërtetë midis shqiptarëve do të thotë mbështetje për “Shqiptarët – Popull i Paqes”.

Parimet e Paqes të Federatës së Paqes Universale kanë gjetur natyrshëm vend në zemrat e shqiptarëve dhe tashmë ka ardhur koha që shqiptarët në Ballkan të bëhen një Komb “Ambasador për Paqe”.

Më 17 nëntor 2013 në Prizren u themelua Këshilli Shqiptar i Paqes me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga trevat shqiptare. Më 27 prill 2014, u krijua dega Këshillit Shqiptar të Paqes në Luginën e Preshevës për të vazhduar më pas me një aktivitet tjetër për Çamërinë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë më 14 qershor 2014. Në tetor të 2016 dega e Këshillit Shqiptar të Paqes u krijua edhe në Guci.

Të ftuar në këtë aktivitet për të mbështetur krijimin e Këshillit Shqiptar të Paqes në Maqedoni do të jenë personalitete të nderuara nga trevat shqiptare në Maqedoni, përfaqësues të lartë të Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Çamëri, Lugina e Preshevës, si dhe miq të nderuar nga Evropa.

Shpresojmë që do të gjeni mundësinë për të rezervuar nga koha juaj e çmuar për të qenë së bashku në konstituimin e Këshillit Shqiptar të Paqes në Maqedoni.

Bashkë koordinatorët e Këshillit Shqiptar të Paqes

ALI LAÇEJ & HYDAJET HYSENI

 

* * *

U KRIJUA KËSHILLI SHQIPTAR I PAQES NË MAQEDONI

Sot në Shkup u krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni dhe me këtë rast disa parsonalitete shqiptarë i’u bashkangjitën familjes së Ambasadorëve të Paqes. Këtë titull e ndan Federata Universale e Paqes dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera universale.

Në këtë konferencë morrën pjesë edhe ish presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe shumë personalitete të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Federatës së paqes për Evropën Lindore, Jack Corley, foli mbi rolin e shqiptarëve në Ballkan, duke e cilësuar atë si një rol pozitiv në afrimin e popujve. Ai theksoi se Federata e Paqes Universale përtej të gjitha kufijve siç janë ato nacional dhe fetar, është një mjet për të krijuar paqe për të gjithë njerëzit. Corley tha poashtu se njësia kryesore për të krijuar një shoqëri paqësore është familja.

Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Deri tani në botë numërohen mbi 100.000 Ambasadorë të paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500. Ambasadorët e paqes i takojnë sferës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile dhe të ngjajshme.

LISTA E PERSONALITETEVE QË SOT U ËSHTË DHËNË TITULLI "AMBASADOR I PAQES“:

1. Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së ish të Dënuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni

2. Ziadin Sela, Deputet, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

3. Rufi Osmani, Ish deputet dhe lider partie, profesor në UEJL

4. Vullnet Ameti, Rektor i Universitetit të Tetovës

5. Hisni Shaqiri, Ish deputet dhe lider partie 

6. Branisllav Sinadinovski, Ish Amabsador, Kryetar i BF të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni

7. Blerim Reka, Profesor në UEJL dhe ish Ambasador i Maqedonisë në BE

8. Abdulla Mehmeti, Kryetar i Akademisë Shqiptare Amrikane të Shkencave dhe Arteve, Shkup 

9. Gjylymsere Kasapi, Shoqëria civile, deputete e LSDM 

10. Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Kërçovës

11. Afrim Gashi, Deputet, sekretar i Lëvizjes Besa

12. Adelina Marku, Shoqëria civile, PMJ 

13. Dijana Toska, Gazetare, producente

14. Ilir Muhamedi, Ish drejtor i Aviacionit CAA

15. Abdylmutalip Bushi, Pronar i BUSHI Resort

 

SQARIM: Në këtë listë nuk janë përfshirë disa personalitete që për shkaqe objektive kanë qenë të paraparë por nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit "Ambasador për Paqe".

 

Shkup, 29 janar 2018

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00