Ëmbëlsira Magjike
Kombinimi i dy përbërësve; susam dhe mjaltë është një mrekulli për shëndetin ...
Receta për ëmbëlsirën e quajtur Pasteli daton rreth 6000 vjet më parë dhe u përgatit në Greqinë e lashtë dhe në Lindjen e Mesme. Disa madje e quajnë këtë ëmbëlsirë të shijshme “mëngjesi grek”. Kjo ëmbëlsirë përmendet edhe tek “Iliada” e Homerit nën emrin “Intrion”. Ne po flasim për një nga ëmbëlsirat më të shijshme, e cila gjithashtu shëron shumë sëmundje.
Helenasit u jepnin pasteli luftëtarëve të tyre para se të shkonin në luftë, për energji dhe qëndrueshmëri. Por pyesim çfarë janë pastelit? Ata janë një përzierje e 2 përbërësve super të shëndetshëm: susam dhe karamele (apo mjaltë).
Vetitë shëruese
Kombinimi i dy përbërësve; susam dhe mjaltë është një mrekulli për shëndetin dhe trupin tonë. Ata janë një burim i zinkut, fibrave, magnezit, kalciumit, kaliumit, bakrit dhe një numri të madh të vitaminave. Pasteli përmban gjithçka që i duhet trupit tuaj të jetë i shëndetshëm.
Kjo ëmbëlsirë rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndihmon në rregullimin e rrahjeve të parregullta të zemrës, në presionin e lartë të gjakut (duke e përmirësuar atë) dhe do ju jep energji.
Një studim i ri i bërë nga “Journal Clinical of Nutrition” konfirmoi se mjalti dhe susami mund të ndihmojnë njerëzit të luftojnë depresionin, sklerozën dhe presionin e lartë të gjakut.
Pasteli përmban 182 elemente që janë të dobishme për shëndetin e organizmin tonë. Ata gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh që mund të parandalojnë kancerin dhe sëmundjet e tjera.
Përbërësit:
-Tahini (pastë e bërë nga susami i pastër)
-Mjaltë natyral.
Përgatitja
Ju duhet një blender.
Skuqni susamin në një tigan derisa të kthehet në ngjyrë të argjendtë. Pasi të jenë ftohur hidhini në blender dhe shtoni susam ose vaj ulliri. I përzieni derisa të përftohet një masë-paste.
Përziejeni mjaltin dhe Tahinin (pastën e bërë nga vetë ju).
Mund të shtoni disa arra, bajame ose fistikë nëse dëshironi. Bëni topa të vegjël nga përzierja dhe topthat i mbuloni me më shumë susam. Më pas i lini të ftohen në frigorifer dhe mund të konsumoni 2-3 toptha në ditë.
Comments (0 posted)
Post your comment