Home | Life & Style | Këshilla për shëndetin

Këshilla për shëndetin

image
Rritja e “organoideve” është një teknikë relativisht e re shkencore...

 

 

 

 

 

 

Shkencëtarët për shërimin e kancerit

      

Shkencëtarët kanë qenë në gjendje që të parashikojnë sesi pacientët me kancer do ti përgjigjen terapisë duke prodhuar versionet miniaturë të tumoreve të tyre në laborator. Ata thonë se studimi i ri mund të çojë në trajtime më të ‘zgjuara, këndshme dhe efektive’, raporton BBC. Studimi i botuar në revistën Science, ishte 100% i saktë për të treguar se cilat nga ilaçet nuk do të japin efekt dhe kjo do ti kursente pacientëve efekte anësore të panevojshme. Mini-tumoret mund të jetë gjithashtu një mënyrë e fuqishme për të testuar ilaçet e reja. Biopsi i 71 pacientëve me kancer të avancuar është marre dhe më pas u prodhua në organe kanceroze në miniaturë 3D në laborator. Rritja e “organoideve” është një teknikë relativisht e re shkencore, madje edhe truri i vogël është bërë në laborator.

Hulumtuesit trajtuan çdo organ në miniature me të njëjtat ilaçe që mjekët i dhanë pacientëve në klinikë.

Rezultatet treguan: Nëse ilaçet kanë dhënë efekt në organoidet, atëherë ka dhënë efekt edhe në 80% të kohës tek pacientët. Nëse ilaçet dështojnë tek organoidet, ai dështoi 100% të kohës tek pacientët Dr. Nicola Valeri, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër, tha: “Për herë të parë ne provuam që këto organoide jo vetëm që i ngjanin biologjisë së kancerit metastatik, por edhe pasqyrojnë ato që shohim në klinikë”.

 

 

Pastroni dhëmbët me sodë buke

      

Dhëmbët janë pjesë e rëndësishme e estetikës sonë por jo vetëm. Ato ndihmojnë në përtypjen e mirë të ushqimeve kështu që duhet të përpiqemi që ti mbajmë sa më gjatë.

Më poshtë ju tregojmë përzierjen më të mirë për të hequr pllakën dentare dhe për të plotësuar larjen e tyre. Gjithashtu kjo përzierje vret të gjithë bakteret në gojë.

Bëhet fjalë për gargarën e cila për të hequr gurëzat bazohet te soda e bukës. Bikarbonati i natriumit është i njohur si një nga pastruesit më të mirë në dispozicion dhe mund të përdoret në qindra aplikime, duke përfshirë higjienën orale.

Përveç kësaj, ajo përdoret shpesh direkt pas larjës së dhëmbëve, për shkak të efektit të saj zbardhues dhe heqjes së njollave, si dhe baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë dëmtimit të dhëmbëve dhe frymës së keqe.

Përzieni sodën e bukës me kripë. Pastaj lagni furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përhapeni në të përzierjen e mësipërme. Lajini dhëmbët dhe shpëlani gojën. Përsëriteni për rreth 2 minuta.

Pastaj përzieni peroksidin e hidrogjenit me ujë të ngrohtë dhe shplajeni gojën tuaj për një minutë, pastaj shpëlani gojën.

Përdorni kruajtëse dhëmbësh për të larguar ndonjë papastërti dhe shplajeni me ujë të ftohtë. Mund ta përsërisni këtë procedurë 2 herë në javë.

Mos e gëlltisni asnjëherë këtë shplarës, pasi disa nga përbërësit mund të jenë të dëmshëm nëse gëlltiten.

 

Kurat për hundë të bllokuara

      

Një nga efektet më acaruese të ftohjes janë hundët  bllokuara. Fatmirësisht, ka disa metoda, të vërtetuara shkencërisht, që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga hundët e bllokuara dhe ftohja, Më poshtë do të gjeni 3 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi.

Përgatisni 1 filxhan çaj ose kafe

Konsumimi i një pije të ngrohtë do t’ju ndihmojë në lehtësimin e hundëve të bllokuara dhe simptomave të tjera të ftohjes, si dhimbja e fytit.

Një studim i vitit 2008 ka zbuluar se një pije e ngrohtë mund të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm të disa simptomave të ftohjes, ndërsa një pije në temperaturë ambienti mund të lehtësojë vetëm hundët e bllokuara dhe kollën.

Vetëm mos e pini shumë të nxehtë që të digjni fytin.

Përdorni avull për zhbllokimin e kanaleve të hundës

Avulli ndihmon në shkrirjen e sekrecioneve që ju shkaktojnë ndjesinë e parehatisë dhe nevojën e vazhdueshme për të shfryrë hundët.

Vendosni kokën sipër një ene me ujë që është duke valuar mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat e zakonshme të ftohjes.

Konsumoni ushqime pikante

Ushqimet pikante konsiderohet si një kurë për hundët e bllokuara si pasojë e ftohjes dhe gripit. Një zgjidhje mund të jetë edhe spraj për hundë me përmbajtje të kapsacinës (përbërës tek speci i kuq djegës). Studimet kanë treguar se speci imkuq djegës ndihmon në lehtësimin e të gjitha simptomave të ftohjes.

 


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0