BE gati për rrjetin 5G
Vendet e Bashkimit Europian kanë nënshkruar një marrëveshje për të liruar frekuencat të cilat do të përdoren për shërbimet 5G për...
Në WhatsApp edhe pagesa dhe transaksione
Të gjitha rrjetet sociale konkurrojnë më njëri tjetrin për të pasur sa më shumë opsione dhe veçori me njëri tjetrin. “WhatsApp” po sjell një ndryshim të madh që mund t’ju kushtojë shumë para nëse nuk jeni të kujdesshëm.Ky aplikacion ka konfirmuar planet për të nxjerrë një sistem pagesash që do t’i lejonte përdoruesit të transferonin në mënyrë të sigurt paratë mes tyre.Por para se të aplikohet diçka e tillë janë bërë disa testime, fillimisht në Indi në dy milionë përdorues.Çdokush që dëshiron të përfitojë nga ndryshimet e reja do të duhet të lidhë llogarinë e WhatsApp me llogarinë e tyre bankare.Platformat e tjera të mesazheve, të tilla si WeChat në Kinë, tashmë lejojnë pagesa mobile dhe janë provuar të jenë popullore.Kjo gjithashtu do të thotë se përdoruesit e zhurmshëm do të kenë një mënyrë tjetër për të zbrazur kuletat e tyre digjitale pa pasur nevojë të largohen nga shtëpia.
BE gati për rrjetin 5G
Vendet e Bashkimit Europian kanë nënshkruar një marrëveshje për të liruar frekuencat të cilat do të përdoren për shërbimet 5G për 20 vitet e ardhshme, një përpjekje e bllokut për ndjekur hapat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në lansimin e produkteve që lidhen me internetin. Grupi lobimit ETNO, pjesë e të cilit janë Orange, Telefonica dhe Telecom Italia, kanë kritikuar marrëveshjen duke thënë se nuk është ambicioze dhe një axhendë 25 vjeçare ishte e nevojshme.
Marrëveshja e përkohshme erdhi pas muajsh grindjesh mes qeverive të BE-së që kërkonin të ruanin një burim fitimprurës të të ardhurave dhe ofruesve të telekomunikacioneve që kërkonin mënyra të reja për të rritur fitimet. Sipas marrëveshjes, 5G do të jetë në dispozicion përgjatë bllokut deri në vitin 2020, me spektrin e garantuar për një minimum prej 20 vjetësh.Sipas marrëveshjes, 5G do të jetë e disponueshme në vendet e bllokut deri më 2020-ën ndërsa frekuenca janë të garantuar për 20 vitet e ardhshme. Aktualisht tregu 5G më i madh në botë është Kina.
Instagram shton opsionin "call"
Instagram po punon për të shtuar opsionin për thirrje ndërmjet përdoruesve. TechCrunch ka zbuluar disa detaje në versionin Android të aplikacionit Instagram, duke qenë se brenda saj ndodhen disa ikona që kanë të bëjnë me telefonatat audio dhe video. Ikonat i përkasin telefonatave klasike audio dhe video-telefonatave. Sipas TechCrunch, Instagram mund te aktivizojë këtë funksion brenda sistemit të mesazheve direkte, duke i ofruar mundësinë përdoruesve të telefonojnë me anë të internetit. Prezenca e ikonës APK do të thotë se ky funksion do të aktivizohet së shpejti, fillimisht për Android dhe më pas edhe në aplikacionin për iPhone.
Comments (0 posted)
Post your comment