Home | Life & Style | Rreth shëndetit

Rreth shëndetit

image
Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D...

 

 

 

 

 

Maskë për flokë të shëndetshëm

 

E pasur me proteina, me vitamina dhe acide yndyrore, super natyrale, e verdha e vezës i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe shumë të shëndetshëm. Njëkohësisht, ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre.

 

Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre.

 

Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar. Përzierja e të gjithave bashkë shërben edhe si një lloj esfolianti, i cili ndihmon në pastrimin e skalpit, por edhe ruan ngjyrën.

 

Receta: Përzje dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj holloje përzierjen me një gjysmë gote ujë. Të gjithë masën, pasi ta kesh përzier mirë, përhape në të gjithë lëkurën e kokës. Mbaje për afro 15-20 minuta dhe pastaj laji flokët si zakonisht.

 

Sa herë ta përdorësh? Është një trajtim shumë i mirë për flokët dhe shumë i shëndetshëm, megjithatë, është e mjaftueshme një herë në dy javë, 1-2 herë çdo muaj.

 

 

Lëngu që pastron veshkat

     

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

 

Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm. Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe veshkat kanë nevojë për pastrim në mënyrë që të largohen të gjitha toksinat e dëmshme për trupin. Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi.

 

Majdanozi është një ndër erëzat më të çmuara përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Është i pasur me vitaminë A, të gjitha vitaminat e grupit B si (B1,B2,B3,B5,B6 dhe B9), vitaminë K, acid folik, postas, kalcium, zink, hekur dhe magnez.

 

Majdanozi është i pasur me flavonoide, ku ndër më kryesorët përmendim miricetinën. Kjo e fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e sheqerit në gjak, i cili është përgjegjës kryesor për shfaqjen e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vetitë antiinflamatore të majdanozit përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe pengojnë inflamacionin dhe oksidimin e arterieve.

 

Lani në ujë të bollshëm 500 gr majdanoz. Pasi të ketë kulluar, fshijeni me letër kuzhine dhe priteni në madhësi të çfarëdoshme. Vendosni në zjarr 1.5 litra ujë dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Ulni temperaturën e vlimit dhe shtoni nga pak majdanozin. Lëreni të ziejë për 30-40 minuta.

 

Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa të ftohet. Kullojeni me kujdes dhe përbërjen hidheni në një shishe qelqi që duhet të rrijë gjithmonë në frigorifer. Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re kripërat e tepërta dhe toksinat do të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

 

Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi.

 

 

Brokoli 

 

Brokoli është një ndër perimet më të shëndetshme që kemi. Në mënyrë që të përfitojmë nga vetitë e tij, duhet pasur kujdes si e gatuajmë.Mënyra e zakonshme e përgatitjes siç është zierja i shkatërron vitaminat e shëndetshme si vitaminat C dhe B.

 

Hulumtimet thonë se kjo mënyrë e përgatitjes e ndalon trupin të absorbojë përbërje të quajtura glukosinolate, gjë që mund të luajë rol në uljen e rrezikur për kancer të mushkërive të bardha dhe të zorrës së trashë.

 

Në një hulumtim në vitin 2011, hulumtuesit kanë krahasuar nivelin e glukosinolateve tek njerëzit që kanë ngrënë brokoli dhe tek ata që kanë marrë shtesa nga ekstrakt i brokolit.

 

Kanë zbuluar që kjo perime përmban proteina të rëndësishme që ndihmon të tresë glukosinolatet për absorbim, ndërsa shtesat nga ekstrakti nuk e kanë pasur këtë protein. Pjesëmarrësit të cilët kanë përdorur shtesa artificiale kanë pasur tetë herë më pak glukosinolate në gjak dhe në urinë, sesa ata që e kanë ngrënë brokolin e freskët.

 

Zierja e gjatë e kësaj perimeje ul nivelin e kësaj enzime.  Zgjidhja për këtë problem është të ruani ujin e zierjes për ta përdorur më vonë. Shumë hulumtues rekomandojnë ruajtjen e ujit të brokolit për ta përdorur në supë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0