Home | Life & Style | Hithra, vetitë kuruese

Hithra, vetitë kuruese

image
Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës...

 

 

 

 

 

 

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj.

Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë.

Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.

Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore.

Ndërsa hithra jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, bronikitit, gurëve në veshka dhe sklerozës.

Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.

Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve.

Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive.

Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën.

Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri ne 85%.

Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër.

 

1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar

2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit

3. Hithrat luftojnë alergjitë.

4. Ndihmojnë me diabetin

5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona

6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve

7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt

8. Ul tensionin e lartë të gjakut

9. Ndihmon me sëmundjet respiratore

10. Ndalon gjakderdhjen

11. Zvogëlon inflamacionin

12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës

13. Minimizon të vjellat

14. Shëron nga i ftohti

15. Lehtëson nga diarea

16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin

17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta

18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore

19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët

20. Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit

 

Si përdoren hithrat?

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh.

Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm.

Përse djegin hithrat?

Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë?

Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë.

Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla. Tani, kimistët fajësojnë tre kimikatë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës.

Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionion si irritues.

Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje.

Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm.

Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë.

Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen.

 

Patatja e Kuqe 

 

Patatja e kuqe kushton më shumë se patatja normale dhe vlerat ushqyese të saj janë më të mëdha.

Të mençur, punëtor e të zotë, fermerët e Divjakës po kapërcejnë traditën e kultivimit të prodhimeve tipike bujqësore shqiptare duke e zgjeruar atë me produkte të tjera risi, të njohura për konsumatorët shqiptarë nga tregjet e huaja ose prodhimet e importit.

Patatja e kuqe kushton më shumë se patatja normale dhe vlerat ushqyese të saj janë më të mëdha. Ndaj dhe ky fakt përbën një shtysë të madhe për fermerët shqiptarë.

Aktualisht, ky varietet i veçantë për prodhimet shqiptare po kultivohet në Divjakë.

Një shembull suksesi në këtë drejtim është rasti i fermerit Ristan Janko, i cili është edhe prodhuesi më i madh i patates së kuqe në Divjakë.

Nisma e tij e suksesshme erdhi si përgjigje e kërkesës së tregut për prodhimet e reja bujqësore.

Në Shqipëri, konsumi i patates së kuqe si dhe varieteve të tjera të saj, siç është ajo e ëmbël janë në rritje dhe nënat e reja, i fusin këto varitete në dietën e fëmijëve të tyre që kur ata janë në moshën 1 vjeç.

Ndaj dhe ky fakt mund të përbëjë një shtysë të madhe për fermerët shqiptarë. Aktualisht, ky varietet i veçantë për prodhimet shqiptare po kultivohet në Divjakë.

Vlerat e Patates së Kuqe

Patatet e kuqe janë një burim i fuqishëm i hekurit dhe vitamisë C. Duke marrë mjaftueshëm hekur përmes dietës ushqimore ditore qelizat e kuqe të gjakut fitojnë gjallëri në mirëfunksonimin e tyre.

Hekuri gjithashtu ndihmon organizmin të marrë më shumë energji. Vitamina C ndihmon organizmin që të përthithë hekurin  si dhe ndihmon indet që të rrisin nivelin e prodhimit të kolagjenit.

Patatet e kuqe përmbajnë gjithashtu minerale esenciale ndërsa kanë sasi domethënëse zinku. Ai luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar, sistemin nervor dhe shërimin e plagëve gjithashtu.

Kaliumi dhe fibrat tek patatet e kuqe kanë përfitime të mëdha shëndetësore për shëndetin kardiovaskular.

Kaliumi ndihmon në rregullimin e nivelit të presionit të gjakut dhe një dietë me nivel të ulë kaliumi nxit problemet e presonit të lartë të gjakut, një faktor risku për sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu kaliumi tek patatet e kuqe ndihmon në forcimin e muskujve, përfshirë këtu indet muskulare të zemrës dhe enëve të gjakut.

Këshilla Gatimi

Ziejini, piqini ose përgatitini në avull patatet e kuqe për të përfituar prej tyre vlerat më optimale shëndetësore.

Të tjera metoda gatimi, si skuqja kërkojnë përdorimin e vajit të ullirit për një pjatë të shëndetshme.

Kur i përgatisni në avull, lërini derisa të zbuten tërësisht dhe më pas shtypini me gjithë lëkurë – lëkura e kuqe e këtyre patateve ka të tjera vlera të shtuara ushqyese.

Mund t’i përdorni gjithashtu në supa apo gjellë të ndryshme për një shije superiore dhe vlera gjithashtu./AgroWeb.org

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00