Gjumi dhe jetëgjatësia
Hulumtimi ka zbuluar se ne duhet të flemë në orën 21:45 dhe të zgjoheni në 6:55 të mëngjesit.
Duket se ekziston një kohë e caktuar kur duhet të flini në mënyrë që kur të zgjoheni të dukeni në formën më të mirë të mundshme. Brendi i shtretërve ‘Sealy’ ka kryer një studim për të mësuar më shumë për shprehitë e gjumit dhe për të zbuluar nëse vërtet ekziston një lidhje mes gjumit të mirë dhe një pamjeje të përmirësuar fizike.
Në mënyrë interesante, duket se vërtet ekziston një lidhje e tillë. Personat të cilët bëjnë gjumë të mirë kualitativ mesatarisht 9 orë e 10 minuta çdo natë janë më të prirët të raportojnë për benefite pozitive në pamjen e tyre.
Gjithashtu, hulumtimi ka zbuluar se ne duhet të flemë në orën 21:45 dhe të zgjoheni në 6:55 të mëngjesit. Ekspertët edhe më parë kanë theksuar se gjumi kualitativ ndikon pozitivisht në pamjen tonë të përgjithshme.
Comments (0 posted)
Post your comment