Home | Life & Style | Dieta dhe shëndeti

Dieta dhe shëndeti

image
Dieta tradicionale japoneze në të mirë të lëkurës përmban peshq, perime dhe ...

 

 

 

 

 

 

 

Një lëkurë e shndërritshme s’vjen përherë si rezultat i serumeve apo kremrave të ndryshëm. Janë zgjedhjet tona përsa i përket stilit të jetesës që ndërmarrim, ato që bëjnë diferencën e madhe.

 

Në kulturën japoneze ekzistojnë disa sekrete të arta mbi përkujdesjen e lëkurës. Ndërthurja dhe harmonizimi i këtyre komponentëve është çelësi i gjithçkaje.

 

Onsens

 

Një pjesë të rëndësishme në kulturën japoneze mbi përkujdesjen e vetes zë larja në burime të nxehta të quajtura onsens. Qëndrimi brenda tyre për minuta apo orë të tëra ka përfitime të jashtëzakonshme për lëkurën. Që të klasifikohet si një onsen, uji duhet të ketë një temperaturë specifike si dhe të përmbajë 19 minerale. Shumë i njohur për këto burime çudibërëse është ishulli Kyushu.

 

Alga deti

 

Dieta tradicionale japoneze në të mirë të lëkurës përmban peshq, perime dhe kurrsesi qumësht apo mish të kuq. Mjaft e njohur është wakame- ja, një lloj alge deti që përmban antioksidantë, proteina, kalcium, hekur, kalium, vitamninë A, C, D, E, K, B2.

 

Çaj jeshil

 

Ndonëse së fundmi, çaji jeshil është përhapur jashtëzakonisht shumë në kulturën perëndimore, Japonia e ka nxitur dhe këshilluar konsumimin e tij prej shekujsh. I pasur me shumë antioksidantë, çaji jeshil ka një përdorim të gjerë edhe në produktet kozmetike japoneze, si përbëri numër 1 i uljes së rrezikshmërisë për kancer apo çfarëdolloj rreziku tjetër të lëkurës. Studime të shumta kanë vërtetuar se çaji jeshil bën mrekulli edhe me aknet.

 

Krem kundër diellit

Në Japoni, në perceptimin antik të së bukurës lëkura e zbehtë ishte idealja, gjë që nënkuptonte se gratë duhet t’i ruheshin sa më shumë diellit. Si ia bëjnë gratë japoneze për ta patur lëkurën që kanë? Nuk harrojnë kurrsesi të vendosin kremin kundër diellit si dhe t’i mbrohen rrezatimit me sa munden: kapele, çadër, shall, çfarëdoqoftë.

 

 

 

 

Dush të freskët

 

 

 

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshme. Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni, a duhet të jetë vërtetë ? Sipas dermatologëve, dushi i përditshëm vjen me më shumë dëme për lëkurën e shëndetin sesa përfitime.

 

1. Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizor

 

Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush, do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta, me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

 

2. Nuk jeni aq të papastër sa mendoni

 

Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, pohon se shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.

 

3. Po dëmtoni flokët tuaj

 

Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.

 

4. Po eleminoni bakteret e mira

 

Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bateret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh.

 

 

 

 

* * *

 

 

Kapsaicina është enzima kryesore e specit të kuq që i jep jo vetëm shijen karakteristike, por edhe aftësinë që edhe një grimcë e vogël të të “përvëlojë” . Studime të shumta kanë treguar përfitimet shëndetësore që kemi nga konsumi i specit djegës e këtu përfshijmë: mbajtjen nën kontroll të diabetit, aftësinë për të qetësuar dhimbjen, ndihmon në humbjen e peshës, luftën ndaj inflamacionit etj.

 

Kapsaicin-a mban zemrën e shëndetshme duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes së gjakut.

Vendet që perdorin speca djegës në ushqimet e tyre kanë shkallë dukshëm më të ulet të atakeve të zemrës dhe goditjeve në tru, se sa kulturat e tjera që nuk i përdorin ushqimet pikante.

 

Por ajo që ndoshta duhet thënë më shpesh është se ushqimet që përmbajnë kapsaicin konsiderohen të sigurta apo të shëndetshme për organizmin nëse konsumohen pa e tepruar dhe jo gjatë ditëve të nxehta.

 

Niveli i lartë i kapsaicinës mund të shkaktojë marramendje, dhimbje stomaku, diarre dhe probleme të tjera të aparatit tretës.

Për disa njerëz, ushqimet me enzimën kapsaicin mund të shkaktojnë urth. Piperi djegës gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tretjes dhe inflamacion tek ata që janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve djegëse.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00