Home | Life & Style | * * *

* * *

image
" Beauty is meaningless until it is shared. "

 

 

“Përmes tre metodave ne mund ta arrijmë mençurinë: përmes reflektimit, i cili është më fisniku; përmes imitimit, i cili është më i lehti; dhe përmes përvojës, e cila është me hidhura.”

 

“Nuk ka shumë rëndësi se sa ngadalë ecni, për aq kohë sa nuk ndaloni.”

 

“Njeriun që pyet është budalla për një minutë, ndërsa ai që nuk pyet është budalla për tërë jetën.”

 

“Njeriu superior mendon gjithmonë për virtytin; njeriu i zakonshëm mendon vetëm për rehatin.”

 

~ Confucius

 

 

 

“Nëse e flisni të vërtetën, ju nuk keni nevojë të mbani mend asgjë.”

 

“Në një dhomë të mirë me libra, ju në një mënyrë të mistershme ndiheni se jeni duke e absorbuar përmes lëkurës suaj, mençurinë që e përmbajnë libra, madje as pa i hapur ato.”

 

“Kurrë mos e lejo dikë të bëhet prioritet për ty, përderisa ju për të jeni vetëm opsion.”

 

“Secili është një Hënë me anën e errët të cilën nuk i’a tregon askujt.”

 

“Vetmia më e keqe është të mos jesh rehat me veten tënde.”

 

~ Mark Twain

 

 

 

“Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”

 

“Lumturia qëndron në përsëritjen e vazhdueshme të kënaqësisë.”

 

“Njerëzit e mëdhenjë janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

 

“Unë besoj se nëse një grua ka sukses në tërheqjen nga turma, ose më tepër ngritjen e vetes mbi turmën, atëherë ajo rritet vazhdimisht dhe me tepër se burri.”

 

~ Arthur Schopenhauer

 

 

 

 

Të gjitha gjërat janë subjekt i interpretimit. Cilido interpretim që mbizotëron në një kohë të caktuar, është një funksion i pushtetit dhe jo i së vërtetës.

 

Friedrich Nietzsche (1844 – 1900) – ishte filozof, kritik kulturor, poet dhe studiues i filozofis greke. Në moshën 24 vjeçare ai kishte arritur të bëhej drejtues i departamentit të filologjisë klasike në Universitetin e Bazelit, në vitin 1869. Puna e tij ka ushtruar një ndikim të thellë në filozofinë perëndimore.

 

 

~ Friedrich Nietzsche

 

 

 

“Nuk mund të mendoj për ndonjë lumturi më të madhe se sa të jem me ty pargjatë gjithë kohës, pa ndërprerje, pa fund, edhe pse e ndjej se këtu, në këtë botë, nuk ekziston ndonjë vend i qetë për dashurinë tonë, as në fshat dhe askund tjetër; e ëndërroj një varr, të thellë dhe të errët, ku mund të mbërthehemi në krahët e njëri – tjetrit, unë do ta fshihja fytyrën time tek ti dhe ti do ta fshihje fytyrën tënde tek unë, dhe kurrë askush nuk do të na shihte më.”

 

~ Franz Kafka

 

 

 

 

  

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”.

 

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi në këmbë”.

 

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”.

 

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”.

 

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve, që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”.

 

“Librat më të mirë… janë ata që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”.

 

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”.

 

“Njeriu si shërben interesit të asnjë krijese tjetër, veç vetes së tij”.

 

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin ose nuk ndryshon asgjë”.

 

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat”

 

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”.

 

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë, nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë.”

 

“Bukuria është e pakuptimtë, derisa ajo të ndahet me të tjerët”.

 

'Beauty is meaningless until it is shared.

 

~ George Orwell

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00