Home | Life & Style | Rreth shëndetit

Rreth shëndetit

image
Shkecëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa 

 

 

 

 

Testi urinës tregon shumë...

      

 

 

Një test i thjeshtë urinë mund të masë sesa janë plakur organet e trupit tonë, madje edhe sesa kohë na ka mbetur për të jetuar.

 

Shkecëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken.

 

Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzve, mund të jetë e mundur që të vlerësohet rreziku nga vuajtja prej sëmundjeve të lidhura me moshën, madje edhe të vdekjes së parakohshme sipas studiuesve.

 

Teknika efikase e analizës së urinës, e përdorur nga shkencëtarët, e cila ka vlerësuar mostrat deri në 10 individë në një orë, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme që hetojnë lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe plakjes biologjike, shtojnë ata.

 

Autori i studimit, Dr Jian-Ping Cai, nga Qendra Kombëtare e Gerontologjisë në Kinë, tha: ‘8-oxoGsn i urinës mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se mosha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmndjeve të moshës.’

 

 

 

 

 

Kujdes nga Ataku

      

 

 

 

Trupi e paralajmëron njeriun për sëmundje të ndryshme në forma të çuditshme. E njëjta gjë ndodh edhe për atakun kardiak. Trupi kalon në disa faza për një muaj rresht dhe ne fund të të gjitha fazave, pritet të ndodhë ataku kardiak.

 

Informohuni më poshtë dhe bëni një kontroll mjekësor nëse i gjeni dhe ju këto simptoma te vetja.

 

-Lodhje.

Preken rreth 70% të femrave. Bëhet fjalë për lodhje fizike ashtu si dhe lodhje mendore. Këto të fundit nuk shkaktohen vetëm në punë ose në familje. Këto ndodhin edhe për arsye se trupi juaj nuk po funksionon ashtu siç duhet.

 

-Dhimbje të abdominaleve.

Këto kanë qenë 50% të arsyes pse bie një atak kardiak.

 

-Insomia.

Ndryshe pagjumësi. Prek 50% të femrave. Kjo ndodh si rezultat I tensionit apo presionit të gjakut.

 

-Marrje të ngadalta të frymës.

Pavarësisht përpjekjeve të tepërta, ju nuk mund të mbusheni dot me frymëmarrje aq sa doni.

-Rrahje të ç’rregullta të zemrës.

 

Herë të shpeshta e herë të ngadalta por asnjëherë me rrahje normale.

 

 

 

 

Rreziqet nga qëndrimi ulur

 

 

 

 

Të qëndruarit ulur mund të dëmtojë po aq sa duhanpirja ! Mungesa e aktivitetit fizik, punët që të “mbajnë lidhur” në karrige për të paktën tetë orë vijnë me jo pak efekte anësore për shëndetin tonë! Kur të lexoni më poshtë se çfarë i ndodh trupit në mungesë të lëvizjes, do të gjeni pretekste nga më të ndryshmet që të çoheni të paktën çdo dy orë.

 

Sipas Dr. James Levine, rektori i Universitetit Shtetëror e Klinikës Mayo në Arizona të qëndruarit ulur është më e rrezikshme se pirja e duhanit, vret më shumë njerëz sesa HIV dhe për fat të keq më shumë se 50% e popullsisë do të qëndrojnë të ulur deri në vdekje.

 

Arsyeja pse ekspertët e shëndetit e krahasojnë qëndrimin ulur me pirjen e duhanit është sepse rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerin, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.

 

1. Mund të shtoni peshë

Stërvitja dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë dy mënyrat për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Por nëse ju i privoni trupit lëvizjen, metabolizmi do të ngadalsohet duke shkaktuar probleme me tretjen dhe depozitimin e yndyrës. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme që të ngriheni dhe të lëvizni çdo dy orë.

 

2. Dëmton shtyllën kurrizore

Studimet tregojnë se shkaku më i madh i dhimbjes së shpinës është stresi postural. Në këtë rast, nuk lidhet me oret e gjata që kaloni ulur, por me pozicionin si qëndroni në karrige.

 

Për të parandaluar dhimbjet e shpinës duhet të mbështeteni në karrige, këmbët të jenë në një kënd prej 90 gradësh dhe të takojnë në tokë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme koka të qëndrojë drejt ! Përkulja e qafës mund të dëmtojnë rruazat e para të shtyllës kurrizore.

 

3. Mund të dëmtojë trurin tuaj

Qëndrimi ulur për vite me rradhë mund të çojë në një rënie të ndjeshme të vëllimit të trurit, duke ndikuar në kujtesen tuaj.

 

4. Mund të dobësojë muskujt tuaj

Muskujt mundësojnë lëvizjen e trupit. Kur uleni për orë të tëra , kjo mund të shkaktojë dobësim të tyre ! Presioni i vazhdueshëm në pjesën e pasme të këmbëve mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut të trupit tuaj dhe përfundimisht të çojë në dëmtim të muskujve. Kjo është për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut . Rreziku për krijimin e trombeve të gjakut është gjithashtu më i lartë nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

 

5. Të fundit por jo më pak të rëndësishme lidhen me rrezikun e diabetit dhe kolesterolit të lartë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0