Sekrete Jetëgjatësie
Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por...
Sekrete Jetëgjatësie
Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien.
Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.
Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.
Sipas studimeve del se konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.
Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.
Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.
Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur.
Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E.
Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?
Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.
Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme.
Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.
Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.
Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.
Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.
Organizëm i fuqishëm dhe energjik
Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira.
Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë.
Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.
Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës.
Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.
Tensionin e Lartë dhe kujdesi
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Kura e Parë me Lëng Limoni
Përbërësit
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura e Dytë me Hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.
Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.
Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke
Përbërësit
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.
Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.
Dafina, fuqia e dyfishtë shëruese
Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.
Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.
Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.
E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.
Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.
Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.
Dafina qetëson sistemin nervor.
Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.
Kjo bimë forcon sistemin imunitar.
Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.
Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata
500 ml (dy gotë) vaj ulliri
Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë
Udhëzimet:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.
Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.
Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.
Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.
Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.
Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.
Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.
Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.
Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si Mund të Pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.
Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.
Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.
Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.
Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.
Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org
Comments (0 posted)
Post your comment