Home | Life & Style | Kurë me xhenxhefil dhe mjaltë

Kurë me xhenxhefil dhe mjaltë

image
Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh.

 

 

Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh.

 

Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.

 

Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë.

 

Ju sjellim më poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.

 

Si Ta Përdorni Xhenxhefilin Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës

 

Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

 

Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë.

 

Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

 

Pastrimi i Rrugëve Të Frymëmarrjes Nga Sekrecionet

 

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,

 

4-5 kokrra piperi të zi,

 

1 lugë çaji me mjaltë,

 

1 gotë (250 ml) me ujë.

 

Përgatitja:

 

Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta.

 

Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak.

 

Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.

 

Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës

 

Përbërësit

 

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë

 

2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa

 

Çerek filxhani çaji me mjaltë

 

Përgatitja

 

Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri.

 

Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë së bashku.

 

Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë.

 

Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.

 

Xhenxhefil Kundër Bronshitit

 

Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh.

 

Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.

 

Për këtë kurë ju nevojiten:

 

1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë

 

Gjysëm luge çaji me kanellë,

 

1 lugë çaji me mjaltë,

 

1 gotë me ujë (250 ml)

 

Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën.

 

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë.

 

Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta.

 

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

 

Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë.

 

Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale./Sot News

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0