Midhje Sote me Birrë
Receta jonë këtu...
Doni t’i gatuani sa më thjeshtë midhjet dhe të shijoni këtë produkt fantastik të detit? Ja receta jonë, vetëm mbani parasysh që t’i lani mirë para se t’i gatuani.
Përbërësit
6 lugë gjelle vaj ulliri
2-3 thelpinj hudhër
piper i zi
majdanoz
1.5 kg midhje
300 ml birrë
Përgatitja
1
Pastrojmë midhjet një e nga një duke i hequr fijet që dalin jashtë dhe më pas pastrojmë me thikë dhe sfungjer të gjitha papastërtitë e guackës.
2
I lajmë mirë me ujë të bollshëm disa herë duke i fërkuar me njëra-tjetrën. Pasi i lëmë midhjet të kullojnë, vendosim një tigan të thellë me vaj, hudhra dhe shtojmë midhjet.
3
Mbulojmë enën me kapak në temperaturë të lartë që midhjet të hapen.
4
I shuajmë me birrë në fund duke i hedhur kripë, piper të zi dhe majdanoz. I mbulojmë për 2-3 minuta dhe i servirim të vakta./shije.al
Comments (0 posted)
Post your comment