Home | Life & Style | Këshilla

Këshilla

image
Mënyrë jetese...

 

 

-Periudha e ftohtë e dimrit është e vështirë për t’u përballuar. Gjatë kësaj kohe është mirë të konsumohen ushqime sa më të ngrohta dhe sigurisht nuk duhet të mungojnë pijet dhe frutat.

 

Më poshtë  tregojme 10 ushqimet që duhet të përmbajë dieta juaj ushqimore:

 

*Supë pule

*Fruta të stinës

*Qepë

*Xhinxher

*Mjaltë

*Kikirikë

*Verë të kuqe

*Karbohidrate

*Peshk

*Qiqra

Mundohuni t'i konsumoni sa më shumë! 

 
 
-Ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse keni akne!
 
Ka arsye të ndryshme pse shfaqen aknet në lëkurën tonë, por ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës.
 
Hapi i parë drejt një lëkure të mirë e pa infeksione është përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrnave të tjera në gatim. Hapi tjetër është shmangia e ushqimeve pikante të cilat aktivizojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë.
 
Nga ana tjetër, ushqimet e skuqura shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe të mëlçisë. Dermatologët këshillojnë shmangien e ushqimeve dhe lëngjeve të përpunuara, pijet e gazuara, patatet e skuqura, hamburgerat dhe patatinat.
 
Ata rekomandojnë mospërdorimin e acideve yndyrore Omega-6 që gjenden tek vaji i misrit, të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë dhe përkeqësojnë aknet. Gjalpi Dhe Margarina. Këto të dyja janë nxitëse të forta të gjendrave të yndyrës dhe shfaqjes së akneve.
 
Ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të freskëta dhe jo atyre të paketuara, të cilat përmbajnë karbohidrate dhe sheqer koncentrat që shkakton akne.
 
Vezët shkaktojnë alergji në fytyrë, por jo tek të gjithë. Për të kuptuar nëse ju jeni një prej tyre, jini të vëmendshëm ndaj konsumit të vezëve. Në rastin e parë që vëreni shfaqjen e akneve, ndaloni së ngrëni të verdhën dhe më pas nëse situata përsëritet, mos hani më vezë.Ushqime të tjera që duhen shmangur në të mirë të fytyrës janë ëmbëlsirat, të cilat përmbajnë jo vetëm vezë por edhe sheqer.
 
 
-Luftoni virozat
 
Një filxhan me çaj mali ka efekte të jashtëzakonshme për të mposhtur virozat, gripin dhe të ftohurën.
 
Çaj mali me gjalpë, ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe lëng limoni është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin. Gjalpi ndihmon dhe ata që kanë probleme me kollën ose fytin./revista shije
 
Ky çaj ndikon për një tretje shumë të mirë, ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.
 
Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit./revista shije

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0