Toksinat, disa receta
Avokado, çaji jeshil, sallatë, etj....
Në vend që të detyroheni të hani perime dhe fruta, një alternativë më e mirë është të gjeni mënyra për t’i bërë ato të shijshme për trupin tuaj. Këtu janë 7 receta të përzierjeve që jo vetëm shijojnë mirë, por gjithashtu janë të mira për ju që të jetoni një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.
Grejpfrut, spinaq, banana, mollë
Kjo përzierje përmban Vitamina C për të ndihmuar në sistemit tuaj imunitar, mjaft kalium dhe fibra.
Përbërësit:
• 1 grejpfrut, të qeruar, pa fara
• 1 mollë e madhe e ëmbël me lëkurën e hequr
• 2 gota spinaq
• 1 banane e pjekur
• 2-3 kube akulli
• 1/2 filxhan qumësh bajamesh, ujë, ose lëng portokalli
• (Opsional): 1/2 lugë xhenxhefil të freskët, të copëtuar
Udhëzime: Shtoni të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni deri sa të bëhet e njëtrajtshme. Nëse është tepër i trashë, shtoni më shumë lëngje.
Qumësht kokosi dhe mandarina
Jo vetëm që do shijoni shijen e ëmbël të mandarinave, por gjithashtu ka bollëk të vitaminave dhe ushqyesve për sistemin tuaj imunitar.
Përbërësit :
• 4-5 mandarina
• 1 banane e pjekur
• 1/2 filxhan qumësht kokosi
• 1 grusht perime (preferohet spinaqi)
• 3-4 kube akulli
• (Opsionale): Disa gjethe të freskëta nenexhik ose cilantro
Udhëzime: Shtoni të gjitha përbërësit në blender dhe përzierni derisa të jetë e njëtrajtshme.
Pija para stërvitjes
Përbërësit:
• 2 gota spinaq të freskët
• 2 gota qumësht bajameshr
• 1 mollë
• 1 banane
• 1/3 filxhan tërshërë
• 1 lugë gjelle vaj kokosit
• 1/2 lugë kanellë
Udhëzime: Përzieni spinaqin dhe qumështin e bajameve dhe pastaj shtoni përbërësit e mbetur.
Pas stërvitjes
Ju sapo keni mbaruar stërvitjen dhe keni nevojë për të rimbushur trupin tuaj. Këtu është receta e përsosur
Përbërësit:
• 2 gota marule
• 1 filxhan me ujë
• 1 portokall i qeruar
• 1 filxhan ananas
• 1 filxhan boronica
• 2 fara çia
Udhëzime: Përzierje marulen derisa të bëhet e lëngshme, pastaj shtoni përbërësit e mbetur.
Mente dhe boronicë
Boronica dhe nenexhiku nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu janë mjaft të forta për të maskuar aromën e ndonjë zarzavate nëse nuk është i preferuar juaj.
Përbërësit:
• 2 gota spinaq
• 2 gota boronica
• 1 kivi
• 3-4 gjethe nenexhik
• 1 gotë me ujë kokosi
• 1 filxhan akulli
Udhëzime: Përzieni të gjithë përbërësit deri sa të dal një përzierje e butë.
Pastrues trupi
Ndonjëherë e teproni me ushqimin dhe duhet të rivendosni ekuilibrin në trupin tuaj.
Përbërësit:
• 1 filxhan çaji jeshil, i ftohur
• 1 filxhan cilantro
• 1 filxhan sallatë marule
• 1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët, i grirë
• 1/2 avokado
Udhëzime: Futini të gjitha përbërësit në blender dhe i përzieni, pija juaj është gati.
Portokall dhe spinaq
Nëse energjia është diçka që ju nevojitet, atëherë mos kërkoni më tej.
Përbërësit:
• 1 portokall
• 1/2 banane
• 1 filxhan spinaq
• 1/4 e një filxhani uji kokosi
• Disa kube akulli
Udhëzime: Shtoni të gjitha përbërësit në një blender me disa kube akulli dhe pijeni.
Comments (0 posted)
Post your comment