Home | Life & Style | Hakerat kërcënojnë!

Hakerat kërcënojnë!

image
Dark Overlord tha se ata që kanë paguar $12,000 në bitcoin mund të çlirojnë...

 

 

Një grup hakerash kibernetikë i quajtur Dark Overlord po kërcënon së fundmi me publikim të mijëra dokumenteve sekrete, për të cilat thotë se do të kenë pasoja serioze për shtetin e SHBA, të cilat përshkruhen nga media si një koleksion informacionesh nga inteligjenca e SHBA, punonjës të administratës dhe shërbimet diplomatike.

 

Grupi ka publikuar tashmë çelësin elektronik të hapjes së rreth 650 dokumenteve përtë cilat thotë se janë të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Tregtare Botërore, të cilat janë vetëm një fraksioni i rreth 18,000 shkresave sekrete mbi çështjen të marra nga kompani sigurimesh, firma legale dhe agjenci shtetërore, raportojnë mediat ruse.

 

Haklerat e Dark Overlord i përshkruajnë dokumentet e 11 shtatorit si "9/11 Papers."

 

Në sulmet në fjalë u vranë rreth 3,000 njerëz dhe u shkaktuan 10 milairdë dollarë dëme në prona dhe infrastrukturë.

Zyrtarët amerikanë thonë se ato u kryen nga 19 terroristë të al-Kaeda por kohët e fundit shumë ekspertë kanë ngritur dyshime mbi versionin zyrtar.

 

Kritikët thonë se elementë dashakeqë brenda qeverisë amerikane, si ish-zv.presidenti Dick Cheney, ka orkestruar apo inkurajuar sulmet për t’i hapur rrugë makinerisë luftarake të SHBA dhe axhendës zioniste të Izraelit.

 

Dark Overlord ka njoftuar kësaj jave për një "plan kompensimi me faza" ku të interesuarit, sipas pagesave të tyre në valutën elektronike bitcoin, mund të blejnë çelësat e kapitujve të caktuar të dokumenteve online.

 

Dark Overlord tha se ata që kanë paguar $12,000 në bitcoin mund të çlirojnë "shtresën 1" dhe disa "postblloqe elektronike” të dokumenteve.

(RT)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0