Në WhatsApp lexohen bisedat private
Në WhatsApp mund të lexohen bisedat private të dikujt tjetër ...
Një përdoruese e WhatsApp-it ka pohuar se është në gjendje të shohë mesazhet e dikujt tjetër në aplikacionin e saj.
Një virus i ri në rrjetin më të përdorur për të shkruajtur mesazhe përfshin ekspozimin e bisedave private ndaj një personi tjetër.
Kjo gjë është vënë re nga Abby Fuller, një punonjëse e Amazon që merret me shërbimin në web. Ajo u ankua në Twitter, duke thënë se kjo i duket tërësisht e gabuar.
“Hyra në WhatsApp me një numër të ri telefonik sot dhe historia e mesazheve të pronarit të mëparshëm ka mbetur. Dhe tani unë po pyes se sa herë të tjera ka ndodhur? Si ka mundësi që kam numrin e dikujt tjetër dhe sa mundësi ka që dikush e ka numrin tim të vjetër dhe mesazhet e mia në WhatsApp?”, shkruajti ajo.
Comments (0 posted)
Post your comment