Idetë që mahnitin
Nuk është thjeshtë një foto. Nën këtë stolisje prej lënde të lëngët dhe të bardhë, ata reflektojnë një hir ngasës, një bukuri patëshoqe, një dlirësi ...
Nga Albert Vataj
Jaroslav Wieczorkiewicz, polaku që i vesh femrat me petka prej qumështi
Nuk është një truk. As se bëhet fjalë për manipulim. Është një erë e re e fotografisë. Bëhet fjalë për një zhanër dhe shumë specifik. Nuk është thjeshtë një foto. Çdo realizim ka të bëjë me një ide dhe koncept të jetësuar në atë që njihet si shkas për komunikim shprehës të fotografisë.
Ata janë të gjitha të bukura, shembëllim i përsosmërisë, janë të zhveshura nga çdo petk, por të veshura me limfën e jetës, me qumështin. Nën këtë stolisje prej lënde të lëngët dhe të bardhë, ata reflektojnë një hir ngasës, një bukuri patëshoqe, një dlirësi që struket nën këtë bardhësi, si në një lojë shkujdesjeje solemniteti.
Kur pasioni dhe përkushtimi, puna e stëmundimshme dhe përpjekjet shndërrohen në trofe suksesi. Ai, fotografi Jaroslav Wieczorkiewicz ka zënë një vend nderi në sfidën e risisë. Pas një dështimi për t'iu kushtuar arkitekturës, ai i dedikohet fotografisë. Dhe e gjen vetën në këtë botë të magjishme duke aplikuar një teknikë pak të njohur, por shumë të komplikuar. Ai ka mundur të krijojë kalendare, reklama dhe shumë sprova të tjera që përafrohen dhe kërkojnë magjinë e punës së tij. Vajzat e bukura, gra sharmante dhe linja perfekte femërore, manifestohen në lojën e stolisjes me veshjet prej qumështi, si në një grishje magjike. Perfeksioni i realizimit të këtyre fotove është rezultat i një punë të mundimshme dhe një përkushtimi që arrin të shpërblejë me një çmim të tillë, atë shastisjes kur i kundron.
Jaroslav Wieczorkiewicz ka lindur në Poloni, i arsimuar për Artet e Bukura dhe Arkitekturë, por që njihet për foton e shpejtë. Fama e tij fillon kur ai themeloi Studio AurumLight, e cila është specializuar në fotografinë konceptuale. Kalendarët e kufizuar dhe reklamat. Që atëherë duke punuar me të njëjtin grup profesionistësh, skuadra AurumLight ka prodhuar një numër projektesh komerciale dhe personale. Ekipi ofron një shërbim që mbulon Fotografia dhe Videografia, Grafiku Postprodukt, Visualization 3D, Casting, Styling dhe më shumë ... Puna e tyre është botuar dhe përdorur për fushatat reklamuese në Evropë dhe SHBA. Efektet e mëdha dhe metodologjia e pazakonta nxitën një seri të suksesshme të seminareve dhe punëtorive që Jarosllova shkon në të gjithë globin duke filluar në Evropë dhe duke përfunduar në SHBA dhe Australi.
Comments (0 posted)
Post your comment