STOP duhanit!
“Legjislacioni përcakton se cigarja konsiderohet si objekti më vdekjeprurës në historinë njerëzore.”
“Legjislacioni përcakton se cigarja konsiderohet si objekti më vdekjeprurës në historinë njerëzore.”
Kështu fillon teksti i një projektligji të ri të paraqitur në Shtëpinë e Shtetit të Havait, ku bëhet thirrje për një bllokim gradual të shitjeve të cigareve brenda shtetit deri në vitin 2024.
Havai aktualisht ka në fuqi disa nga ligjet më të forta për kufizimin e përdorimit të cigares. Në vitin 2016, ai u bë shteti i parë që rriti moshën për të blerë cigare deri në 21 vjeç. Tani, ligji i ri parashikon ngritjen e moshës së blerjes së cigareve në 30 deri në vitin e ardhshëm, deri në 40, 50 dhe 60 në secilin vit pasues dhe deri në 100 deri në vitin 2024.
Kjo do të pastronte në mënyrë efektive raftet e cigareve të dyqaneve të Havait, edhe pse turistët mund t’i sjellin ato me vete. Dhe çuditërisht, Havai do t’u ofronte “shekullorëve” mundësinë për të blerë cigare në fund të jetës së tyre – nëse do t’i gjenin.
Por, kufijtë e moshës nuk do të vlejnë për cigare elektronike, puro apo duhan përtypës.
CNN ka kërkuar një prononcim nga mbështetësi i projektligjit, Rep. Richard Creagan, i cili është një mjek i dhomës së emergjencës. Ai i tha Havai Tribune-Herald: “Në thelb, kemi një grup të varur shumë nga cigarja- sipas mendimit tim të skllavëruar nga një industri e keqe, që i ka skllavëruar ata duke projektuar një cigare që është shumë problematike, duke e ditur se është shumë vdekjeprurëse”.
Ligji federal kërkon që shtetet të vendosin moshën minimale të blerjes së duhanit në moshën 18 vjeçare dhe qeveria zbaton masën duke i lënë burimet e FEMA-s nga shtetet që nuk e respektojnë. Aktualisht, shumica e shteteve lejojnë 18-vjeçarët të blejnë cigare, dhe katër kanë rritur moshën minimale në 19 vjeç.
Gazeta thotë se Havai “po vuan nga varësia ndaj cigareve në formën e shumave të mëdha të parave që shteti merr nga taksat e shitjes së cigareve shtetërore”, që shkojnë deri në 100 milionë dollarë në vit.
Një nga arsyet për shtrëngimin e rregullave të ligjit është krijimi i një hapësire kohore për shtetin për të gjetur mënyra për t’u përshtatur me të ardhurat e humbura nga taksat e cigareve.
Në vitin 2015, Akademia Kombëtare e Shkencave lëshoi një raport që argumentonte se rritja e moshës për të blerë duhanin në 21 vjeç, do të kishte një “ndikim të konsiderueshëm” në moshën në të cilën dikush kryen tymosjen e parë.
Raporti gjithashtu thoshte se “nëse dikush nuk është përdorues i rregullt i duhanit deri në moshën 25 vjeç, është shumë e vështirë që ai ose ajo të bëhet i tillë në vijueshmërinë e jetës.
Creagan i tha Hawaii Tribune-Herald se ai është i bindur se ligji do t’i mbijetojë çdo sfide gjyqësore.
Ndryshe nga të drejtat e armëve të Amendimit të Dytë, Kushtetuta e SHBA nuk e njeh duhanin si një të drejtë themelore. Në vitin 2012, një gjykatë federale e apelit mbështeti një vendim të gjykatës më të ulët kundër një duhanxhiu që sfidoi një urdhër anti-duhan në Clayton, Misuri, me arsyetimin se ai shkelte të drejtat e tij kushtetuese.
Comments (0 posted)
Post your comment