Home | Life & Style | Inteligjentët nuk tradhëtojnë

Inteligjentët nuk tradhëtojnë

image
Njerëzit e mençur nuk  tradhtojnë.

 

 

Njerëzit e mençur nuk  tradhtojnë. E ka zbuluar një kërkim shkencor sipas të cilit besnikëria është një karakteristikë e njerëzve me një inteligjencë më të lartë. Studimi u krye nga neuroshkencëtari Rodolfo Llinás, i cili drejton departamentin e Psikologjisë dhe Neuroshkencave në Universitetin e Nju Jorkut. Studiuesi konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë të botës për trurin, kështu që rezultatet e studimit të tij me siguri do të ngjallin diskutime.

 

Studimi i profesorit u përqendrua në hartëzimin e mendjes për të identifikuar fushat e besnikërisë, dashurisë dhe lumturisë, duke identifikuar reagimet ekzistuese neurologjike dhe lidhjet e ndryshme. Rezultati? Duket se truri i “sulmuar” nga ndjenjat, plazmohet fillimisht bazuar mbi ndjenjat, dhe pastaj sipas arsyes. Kjo do të thotë se struktura emocionale është mbizotëruese, në krahasim me atë intelektuale. Në thelb, veprimet dhe idetë tona fillojnë para së gjithash nga ndjesitë, vetëm më vonë bëhet arsyetimi.

 

Jo vetëm kaq: duket se fusha emocionale është një prej të parave të trurit që zhvillohet. “Dashuria e përjetshme – ka shpjeguar Llinas – është tipike e njerëzve inteligjentë, që strukturojnë dhe përshtasin standartet e fiksuara të veprimit, si pika referimi”.

 

Besnikëria pra i sjell trurit një “kursim” energjie intelektuale dhe emocionale. Bëhet fjalë për një sjellje që, sipas studiuesve është prerogativë e personave inteligjentë. Duke iu referuar edhe studimeve të mëparshme, eksperti thotë se kujdesi për një marrëdhënie dashurie është një sjellje shumë e virtytshme, dhe që është karakteristikë vetëm e personave inteligjentë.

 

Kjo sepse të kesh një marrëdhënie shpie në një lloj “fitimi energjetik”. Kënaqësitë dhe mirëqenia që burojnë nga një histori e qëndrueshme dhe e gjatë në kohë, janë më të mëdha krahasuar me ato që mund të gjenden në lidhje jetëshkurtëra dhe kalimtare. / bota.al

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00