Home | Literature | Cikël poetik nga Pranvera Gjoni

Cikël poetik nga Pranvera Gjoni

image
...krejt e shpeguar

në adhurim dielli!

 

 

Nga Pranvera Drita Gjoni

 

 

 

I Paepur...!

 

 

Shekujsh,

fqinjët shtruan udhët

me eshtrat tua,

Atdhe...

 

... e sot çuditërisht,

pjella jote e prapë

të ka minimizuar aq fort,

sa të ka futur 

në një shportë,

që të shtynë e të tërheq

sipas orekseve,

krejt me nge...

 

Fort i rrallë,

qëndrestarë pa shokë,

kishe pa qenë

dheu im i nëmur

e historikisht i nëpërkëmbur,

qëkur ke lé...

 

(prej besëthyerve të largët,

e djepit tënd të kalbur...)

 

Të qofsha fal,

edhe kështu si je,

në ty bëj bé...!

 

 

 

Trashëgimtarit 

 

 

Nata u kolovit

shilarësit të shpirtit,

mes shirash të rrëmbyeshëm

në studion time të ftohtë,

njëzet e pesë herë, pas orës dymbëdhjetë!

 

Asgjë nuk pipëtinte errësirës,

përvec kollitjeve të kujtimeve

që më degdisën

segmenteve të këputura në kohë.

 

Buzëqeshjet e agimeve

për të rritur Ullirin

që kisha mbjellur

të "Dielen e Luleve"

në vigjilje të Pashkëve,

më kaluan si një film

me xhirim të shpejtë

natës së mbetur, peng i heshtjes!

 

Trokitja e mëngjesit 

plasariti cipën e mjegullt xhamave.

Rrëzoj gjethet e gjelbërta

mbi shtratin-shtatin e tij burrëror

me lutjen e zemërnënës së përlotur.

 

"Në emër të mirësisë,

pastërtisë,

dashurisë,

vullnetit të mirë,

të uroj jetëgjatësi, trashëgimtari im!

 

 

 

Kolor Unik

 

 

Stina ka marrë 

ngjyrën e emrit tim...

 

Lulëzoj mbi dimrin

që fytyrën ia mplaku,

shpirtin ia rrudhi,

zërin ia shtypi...

 

...krejt e shpeguar

në adhurim dielli!

 

Jeshilja është froni im,

fituar mbi gjallesat

që vetëm gogësinë...!

 

 

© Pranvera Drita Gjoni

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00