Mjerimi i Shtypit
Gjallojnë tradhëtitë, vrasjet, skandalet Me lajme të frikshme mbushen portalet...
Nga Agim Deliu
Mjerimi i Shtypit
Nëqoftëse nuk doni të mësoni kurrë të vërtetat
Filloni në mëngjes të lexoni gazetat..
Gjallojnë tradhëtitë, vrasjet, skandalet
Me lajme të frikshme mbushen portalet.
Analistë të çmendur, jeniçerë, gazetarë
Me lapsat si heshta rekrutohen ushtarë.
Me thirje për luftë krekosen ekranesh
Jashtëqitje perverse , gatuar mejhanesh.
Alkol e bixhoz,dalldisur orgjie
"Analistë të pavarur" zëdhënës partie.
Tiranë
Më, 26 mars 2019
Punësim
Fabul
Përmbi bar pranë një pieshke
Një kërmill i flet një breshke:
- Korracuar e blinduar
E shtyn jetën pa punuar.
Ndërsa unë antenat vrik
Shpejt u lidha me një mik
Zura punë në trafik.
Kthehet breshka nxirë si reja.
-Kam oferta nga RENEA.
@ Adel, Tiranë, më 30 .03.2017
Gënjeshtari Dixhital
Nga mesdita në mesnatë,
Nga mesnata në mëngjes.
Gjeneron veç llum e baltë
Plagë shpirtit, dhimbje, stres.
Hakërrehesh ndër foltore
Si përbindësh nxin ekranit
Qelbesh erë nevojtore
Gjakatari i ballkanit.
S'le figurë pa baltosur!!!
Burrë e grua o i çmendur
Ndyn e shan xhind i marrosur
Dhe të gjallë , dhe të vdekur.
Ç,'mitër brenda ty të mbajti?
Të dha frymë e të dha jetë?
Çdo qelizë konstukt inati
Çdo zanore plumb i nxehtë.
Jeta jote është krejt horror
Poshtërsi gjer në ekstrem
Fshije emrin malësor
Nga fisnikët s'ke një gen.
Nga Bistrica në Shkëlzen
Vrerë derdh mbi fushë e mal
Fshihesh tinëz si legen
"Qytetari dixhital"
Comments (0 posted)
Post your comment