Home | Literature | Transportuesja e reve

Transportuesja e reve

image Photo: Hector
Biçikleta këmbanë po ulurinte.

 

Nga Arben Brahimaj

 

Nje nate

 

Hapi syte. Duhej te ishte rrotull ores tre te nates. Doreza e dhomes se gjumit u ul poshte. Nuk u tremb. Dera u hap. Sebastian Jantzer hyri ne dhome. Lakuriq. Megjithe erresiren e nates, drita e henes qe binte ne dhome ndriconte vetullat e tij te mbledhura zemerueshem aty ku kocka e hundes takohej me ballin.Shenje qe djali ishte i zemeruar akoma. C rendesi kishte! Rendesi kishte qe ai ishte ne dhomen e saj. Nuk e vrau mendjen te gjente sesi ai kishte hyre deri ketu. As sesi e kishte gjetur adresen e saj ne kete shtepi ku ajo po rrinte kete jave, si akomodimi i nevojshem per turin e saj te koncerteve ne kete cep jugor  te Europes. Rendesi kishte qe ai kishte ardhur. Pritja e saj e trishtuar, prej dy vjetesh ishte shperblyer me ne fund. Ndjeu krahet e tij rreth trupit te saj. Ndjeu eren e tij. Ndjeu vertetesine e tij ta rrethonte ne gjithe ekzistencen e saj. U puthen. Ndjeu ate puthjen e tij, qe ajo ja kishte refuzuar kohe te tera. Ndjeu dicka te forte ti shtrengohej midis kembeve te saj qe u hapen ngadale. Sebastian Jantzer ishte aty.....

..U zgjua. Ishte e njejta dhome e asaj shtepise qe do e strehonte ne turin e koncerteve ne jug te Europes. Sebastian Jantzer nuk ishte aty. Kishte pare enderr. U leshua e pashprese ne jastek.

 

1

 

“Le ta pijme kete qe ajo nate ne Trons, te mos kete me te dyte!”

Ai qeshi. Ajo qeshi gjithashtu. Rrinin dhe pinin caj, prane dritares tek “Lola”. Nje kafene ne Den Haag. Ne fakt vetem gjysma e hapesires eshte kafene. Gjysma tjeter eshte dyqan bicikletash. Eva kishte qene dikur ketu per te pyetur nese ata do te donin qe ajo te luante ne ate pianon e tyre te vjeter te shtunave mbasdite. Kjo kishte ndodhur shume vite me pare. Atehere ajo kishte qene shume e dashuruar me kete burre qe i rrinte prane dhe pinte caj me te. Dashuria e saj per te nuk pati shume perspektive. U reduktua ne dy nete se bashku. Kerkesa e saj per tu bere “pianistja e kafenese” pati me teper sukses. Luajti rreth nje vit te tere ketu te shtunave, nga ora 13.00 deri ne 16.00 mbasdite. Pastaj dolen projekte te tjera, me interesante dhe muzika e saj tek “Lola” mbeti nje pjese e se shkuares....

...Sot rrinin ketu, pinin caj, flisnin per gjera bazike te jetes se tyre, muziken dhe per ate ‘naten e saj te tmerrshme’ ne Trons.

“Tregome me shume!” 

Kerkesa e Frans per te degjuar me shume ne fillim i kujtoi titullin e nje kenge te Maddona te viteve 80

, “Live to tell”. Paralelizmi ju duk i vertete megjithese u drodh nga ideja se jeta e saj si te vetmin kuptim do te kishte krijimin e njelloj rapsodi qe bridhte lart e poshte dhe tregonte historine e saj. Nje rapsod modern, femer dhe qe do te ishte ajo vete. Jo kjo nuk do te ndodhte. Jeta e saj ishte me e madhe se gjerat e medha qe kishin ndodhur.

“Nga ta filloj nga lufta apo nga paqja?” 

“Fillohe nga paqja.” 

Frans dukej seriozisht I vemendshem per te degjuar. 

 

2

Kishte mberritur ne aeroportin e Trons rreth ores 14.00. Kishte pershkruar rrugen nga aeroporti ne qytet me  autobuz. Kishte kaluar ate rotonden qe kishte ne qender nje makine sportive( veper arti), ato lagjet periferike pak te vjeteruara dhe pa aluren arkitektonike te qendres se qytetit dhe ne fund autobuzi e kishte prure prane stacionit te trenit ne Porzen Noch. Vetem 10 minuta rruge me kembe dhe ishte gjendur perpara portes se madhe te drunjte, Kishte shtypur butonin e ziles, prane se ciles ishte etiketuar Sebastian Jantzer. Kishte pershkuar ato pak metra kalldrem te zhytura nen nje portik te erret, per te dale ne pjesen e ndricuar te kalldremit, qe perbehej nga nje hapesire katrore e kufizuar nga ndertesa te vjetra. Ne te djathte te saj do te ishte si gjithmone bicikleta e Sebastian, e lidhur pas nje shtylle se bashku me nje biciklete tjeter, te cilen ai e merrte gjithmone nga nje shok I tij, sa here qe Eva vinte per vizite. Sot bicikleta e marre hua mungonte. Ne shtyllen e ndryshkur djali kishte lidhur vetem bicikleten e tij. Shenjat e fundit te drites se kesaj mbasditje qe po tretej ne ardhjen e mbremjes, i jepnin objektit metalik aureolen parashikuese te nje kasneci te se ardhmes. Njelloj Kasandre, profecine e se ciles e kishin degjuar te gjithe me perjashtim te Eves. Ne syte e saj bicikleta mbetej nje kombinim metalik me dy rrota, i lidhur pas nje shtylle....

 Ne fund te oborrit u hap nje dere tjeter dhe Eva ngjiti shkallet qe e nxorren ne nje ballkon ,qe si nje kordon elegant kangjellash, rrugetonte pergjate dyerve te godinave klasike te katit mbiperdheses. 

Apartamenti i vogel i Sebastian ndodhej disa metra ne te majten e saj. Si gjithmone ne pjesen e xhamte te deres se tij u shfaq koka kurioze e maces se tij kuqalashe. Sebastian hapi deren dhe Eva u kujdes qe Iza, macja e tij me floke te gjate te kuq te mos dilte jashte. Si gjithmone ju shmang puthjes qe Sebastian kerkonte ti jepte ne buzet e saj, ndersa Iza i ferkohej neper kembe. Ne syte e djalit do te shfaqej ai irritimi i zakonshem per kete tradite te pakuptimte te Eves. Irritim qe si zakonisht djali nuk do ta  perkthente ne fjale. Sebastian mund te mbante mbyllur dhe per vehte shume gjera te besdishme qe te tjeret i shkaktonin. Qetesia do te prishej vetem nga mjaullimat e permallura te Izes dhe ferkimet e saj neper kembet e Eves do te ishin i vetmi fakt afeksioni midis tre krijesave qe ndodheshin ne kete apartament qe po zhytej ne erresiren e zakonshme te mbremjes. E zakonshme ishte dhe dalja e tyre ne rruge per te kaluar se bashku kete mbremje ne Trons. Cdo gje dukej e zakonshme, me perjashtim te bicikletes se vetmuar te Sebastian qe ashtu e erret dhe e lidhur pas shtylles me ndryshk profetizonte se pas kesaj mbremje, asgje nuk do te mund te etiketohej me si e zakonshme....

 

3

Te “Lola” kishte pak njerez dhe jashte dritares ne rrugen e ngushte me godina klasike te stilit verior, binte shi. Ata kishin pire goden e dyte te cajit dhe Frans,burri me te cilin ajo kishte shkuar dy here ne krevat dhe kishte ndenjur me pas shume kohe e dashuruar,po i tregonte per djalin e tij te madh qe sapo kishte mbushur 18 vjec dhe do te nisej te nesermen per nje udhetim te gjate ne Azi. Do te ishte hera e parer qe ata do te ndaheshin kaq gjate.

“Neser do te jete ne Vietnam. Aty do filloj aventura e tij. Do bredhi neper gjithe Azine me scooter. Nje vit te tere.”

Frans fliste qete, me ate hollandishten e tij zyrtare, pa dialect apo aksent, dhe rralle bente ndonje gjest me gishtat e tij te gjate.

 

4

Gishtat e Sebastian i shtrengonin krahun lehte, ndersa i tregonte Eves dicka rreth nje filmi te ri brazilian qe ai e kishte pare disa dite me pare. Ne zerin e tij nuk ndihej ndonje ndikim irritimi por sidoqofte dicka kercenuese vertitej ne ajrin qe i rrethonte. Kjo dicka, aq  kercenuese sa e pershkruante dhe bicikleta e vetmuar e lidhur ne shtylle, kishte arritur ne veshet e te gjithve qe njihnin dhe i njihnin ne kete qytet te vjeter gjysem antik dhe gjysem industrial. Kishte vetem nje pale vesh qe nuk e kishin thithur sinjalin kercenues; ata te Eves. As zenia e tyre e fundit nuk kishte arritur ta shkundte vajzen nga indeferenca e saj absurde ndaj atyre qe ndodhnin me Sebastian si pasoje e atyre qe ajo vete bente, ose me mire te themi nuk bente. As fakti qe Sebastian nuk ishte bere i gjalle disa jave, nuk i kishte bere ndonje pershtypje te madhe. Paqja, qe si zakonisht kishte ardhur ne nje menyre ose nje tjeter, nuk i kishte shkaktuar ndonje sadisfaksion te madh gjithashtu. Ishte ketu sonte me kete djale dhe kjo mjaftonte. Padyshim i pelqente te rrinte me Sebastian, por nuk e vriste mendjen shume per ato qe indiferenca e saj i shkaktonte ketij djali 10 vjet me te ri se ajo ne moshe.....

Gishtat e djalit vazhdonin ta shtrengonin lehte rreth berrylit te saj. Erresira e salles se kinemase e bente distancen midis tyre po aq kercenuese sa ajo bicikleta e vetmuar e lidhur ne shtylle. Filmi solli pyetje. Sebastian u pergjigjej pyetjeve te saj me ate qartesine dhe ekspertizen e nje te apasionuari pas kinematografise. Pastaj perseri qetesi. Gishtat e tij e kishin lene berrylin e saj te lire dhe ajo pothuajse kishte harruar qe Sebastian ndodhej aty.

“Film i bukur! Hera e pare qe shikoj nje film Brazilian.”- tha Eva kur dolen ne rruge. “Nuk qe denim per ty ta shikoje dy here. Apo jo?”

Fjalet e saj nuk moren pergjigje. Ajo hapesira bosh midis tyre ishte rivendosur prape. Verdallisja e tyre neper rruge i ngjante me shume nje funerali. Aty ketu Eva krijonte ndonje nga ato fjalite e saj absurde te cilat e tregonin edhe me te pavemendshme ndaj heshtjes melankolike te Sebastian...

Papritur dicka ndodhi. Aty ku rruga kthehej djathtas dhe te shpinte tek apartamenti i tij, dora e saj beri nje gjest qe nuk e bente kurre me te. Perkedheli shpinen e drejte dhe anatomikisht te perkryer te djalit. Shkiti butesisht neper kolonen e tij vertebrale, drejt mesit dhe u vendos afer vitheve te tij. Po e perkedhelte. U habit dhe vete qe po e beja kete gje. Sebastian shkriu komplet. Fytyra e tij e zbehte e hodhi poshte ate tonalitetin grit e erret te merzise dhe syte I shkelqyen. E shtrengoi fort rreth vehtes. E mbeshteti pas nje muri dhe filloi ta puthte. Edhe vajza e puthte. Pothuajse nuk putheshim kurre. Nje tradite idiote e krijuar nga Eva. Sebastian I kishte shume qejf buzet e saj, te cilat ajo ja refuzonte me nje indiference absurde.

Ja ku ishin tani papritur dhe sa gjate  si ai do ti donte. Natyrisht qe Eva ishte e tija. Ndoshta pergjithmone. Sa budalla kishte qene qe kishte munduar vehten me gjithe ato skenare negative gjithe keto jave. Eva e donte. Do te ishin shume te lumtur bashke qe ketej e tutje. Do te.....Do te.....

“ Ky eshte pergjithmone i gozhduar pas meje. Mund te sillem si te dua dhe nuk do te me leri ndonjehere!”

Eva u drodh pak nga ky mendim qe i kaloj ne koke papritur. E kishte fjalen per Sebastianin. Po, ai nuk do ta linte ndonjehere dhe ajo mund te vazhdonte jeten e saj si te donte ajo. Sebastian si nje qen besnik do vertitej gjithmone rrotull saj. Jeta e saj ishte shume komplekse dhe e mbushur. Aq e mbushur sa nuk kishte vend per nje njeri te vetem. Edhe po te gjendej ky vend ndonje dite ky njeri s kishte per te qene Sebastian Jantzer. Kush mund te ishte atehere? 

“Nuk ka rendesi,” – mendoi vajza.

 

5

 

“E njoh kete sjellje tenden Eva. Te kujtohet disa vjet me pare, atehere kur ti u njohe me ate muzikantin austriak me floke te verdha.”

Frans mbylli pak syte kur beri pyetjen, me nje gjest pasigurie.

 “Me the jo, kur te pyeta nese ti e doje ate austriakun. Me the se dicka duhej te beje dhe se ky ishte motivacioni se perse ti rrije me te. Me aq sa te njoh je tip qe bie shume rralle ne dashuri, dhe kete kohe te padashuruar, le ta quajme keshtu, ti e mbush me gjithfare eksperimentesh. Si u a ve ti emrin ketyre lloj mardhenieve, sepse per mua do te ishte veshtire tu vija nje emer?”

Fransi e kishte kollaj te fliste. Dikur ai kishte bere te njejten gje me te. Atehere ne ate kohen e tij te turbullt, fill pas divorcit me gruan e tij. A nuk ishte Eva atehere qe i kishte dhene gjithe ndjenjen e saj ne ato dy netet bashke, ndjenje te cilen ai e kishte refuzuar pak dite me vone? Franc tani kishte gjetur prape ate ekuilibrin e tij. Kishte plane te jetonte bashke me te dashuren e tij te tanishm te cilen e kishte njohur pas nje historie te forte dashurie, me nje grua tjeter. Histori qe kishte zgjatur tre vjet dhe ishte mbyllur me dhimbje. As Frans nuk mund ta spiegonte dot situaten e tij sesi ai leviste nga nje dashuri e madhe, sipas fjaleve te tij, ne nje dashuri me pak te vogel. Eva nuk e pyeste per kete. E dinte se po ta pyeste Frans do ta mbeshtillte pyetjen e saj me nje lume fjalesh dhe argumentash te sofistikuara, te gjitha te kripura ne moral,por e verteta qendronte ndryshe. E verteta ishte ashtu si ai realiteti i saj, ku Eva leviste neper mardhenie te ndryshme me meshkuj te ndryshem, pa e permendur fjalen dashuri. Kjo fjale ishte dicka e madhe per te dhe e dinte qe po ta permendte duhej ta nenkuptonte dhe qe ta nenkuptonte kjo fjale duhej te kishte vetem nje emer : Sebastian Jantzer!

 

6

 

Puthjet dhe fytyra e bukur e Sebastian qe shkelqente nga kenaqesia dhe deshirat, qendruan te njejta dhe ne shtepi, gjate gjithe mbremjes, dhe ne darke ne shtrat. Atje si gjithmone rolet nderroheshin. Eva behej e heshtur dhe Sebastian nxirrte ato klithmat e tij te zakonshme kafsherore. Fillimi ishte si gjithmone me peshperima. Eva peshperiste fjale te ndyra ne veshin e djalit, qe shijonte i heshtur fjalet dhe prekjet e saj.  Pastaj fillonin klithmat e Sebastianit te shoqeruara me furine e eksitimit te tij. Eva shijonte e heshtur dhe leshonte here pas here ndonje fjale te ndyre ne ajer. Sebastian pergjigjej po kaq ndyre. Ne fund pas shume seancash heshtje, klithma, fjale te ndyra dhe seks cdo zhurme pushonte. Edhe ate nate kenaqesia la pas qetesine. Qetesi qe u prish nga vete Eva. Filloi te peshperiste ne veshet e djalit  disa fjale dashurie qe nuk ja kishte thene asnjehere. Nuk ishin ndonje gje kushedi se cfare por duke pare shkretetiren qe ajo kishte krijuar rreth tij per sa i perket dashurise dukeshin sikur ishin shume. Sebastian shikonte me nje shikim afer te mrekullueshmes. Gjerat po shkonin drejt nje klimaksi. Drejt asaj qe do te duhej te perfundonte me fjalet; Te dua.

Te thena nga Eva natyrisht. Fjale qe nuk u thane. Ne vend te tyre Eva tha nje nga ato budallalleqet e zakonshme qe e irritonin djalin shume. Kesaj radhe ishte dhe me shume se budallallek. Ishte nje antiklimaks.

 

“ Seb,” filloi vajza me ate tonin e saj ironik por te mbeshtjellur me sinqeritet fallco dhe klounesk.” A nuk te duket se jeta jote erotike eshte e varfer duke pare se ai bente dashuri vetem me mua?” Fytyra e djalit u erresua prape dhe syte e tij u mbushen prape me trishtim. Por dukej qe ishte mesuar me kete gje. Eva vazhdoi me qetesine e maces qe i ka prere miut cdo rruge arratisje. 

“Kur ke bere dashuri per here te fundit?” Pergjigja qe djali dha perkonte me kohen kur ata ishin takuar per here te fundit.

“Po ti?”- pyeti Sebastian. Eva shpiku nje date qe nuk perkonte me takimin e tyre te fundit. Melankolia ne syte e djalit filloi te behej e rende dhe te mbeshtillte gjithe portretin e tij.

“Nuk te pelqejne kembet e femrave te tjera, vithet e tyre, vagina...?” – Eva vazhdoi me intervisten e saj budallaqe.

“Me pelqen vagina jote!” –tha Sebastian shkurt. Fjale te tjera nuk u thane me ate nate.

 

7

 

“Eva…!”

Shqiptoi Frans qortueshem. Eve nuk e kishte mendjen tek qortimet e tij. Shikonte jashte dritares bicikleten e larte dhe solide te Frans. Gjithashtu e vetmuar. Gjithashtu e lidhur pas nje shtylle. Gjithashtu ne shi. Sidoqofte i mungonte ajo ulurima misterioze e bicikletes se Sebastianit, qe si nje kembane kishe ne kohet e luftrave mesjetare, shperndante neper mbremje paralajmerime te pashpresa per tu degjuar.

 

8

 

Ne mbasdite Eva do te ikte. Sebastian i dha gjithe diten nje shans te ri atyre momente te bukura qe kishin ndodhur nje nate me pare. E shetiti Even dhe njehere neper rruget e Trons. Dolen ne qender. I tregonte gjera. i tregonte njerez. Bente plane te vogla per te dy ata. Bente sikur budallalleqet e Eves I kishte harruar me shpejt sesa i harronte zakonisht. U futen ne nje kafene te vogel plot me njerez afer sheshit Vitonks.Prape plane, histori te bukura me gjerat qe do te benin bashke. Eva degjonte apatike dhe ne kontrast te dukshem me fjalet pasionante te djalit. Sebastian vazhdoj te mbetej entuziasti i vetem edhe pas ardhjes ne tavoline te Lens, nje shokut te tij te afert. U bene tre veta ne tavoline. Tre veta nder te cilet dy heshtnin dhe i treti nuk kuptohej mire nese me entuziasmin e tij donte tu mbushte mendjen per dicka dy te tjereve apo vehtes se tij. Ajo kembana biciklete , paralajmeruese e thertoreve te medha mesjetare po shqyej duke rene. Lens e degjonte, Sebastiani e degjonte. Veshet e Eves ishin dyllosur. Ndoshta ishin keto veshe qe djali mundohej te hapte me entuziasmin e historive te tij....

Sidoqofte kishte nje ndryshim midis apatise se Eves dhe heshtjes kercenuese te Lens. Heshtja e Eves ne indiferencen e saj nuk thoshte asgje te madhe. Ishte e ploget dhe e merzitshme si hapat e nje nenpunesi qe leviz nga nje zyre tek tjetra. Heshtja e Lens ishte ndryshe. Kercenuese dhe ironike njekohesisht. Gjate gjithe kohes ai as qe ja hodhi syte “kesaj hollandezje mendjemadhe qe po ja bente jeten mizerabel shokut te tij”. Heshtja e tij ishte e drejtuar me teper nga Sebastian. Heshtja e tij fliste me te:

“Seb, cfare je duke bere tani? C jane keto plane qe po flet? Po pyet nese ne do te ikim ne Amsterdam muajin tjeter se bashku, tek shtepia e Eves!!?? Jo Seb, ne te dy e dime qe ne nuk do te shkojme kurre tek shtepia e saj ne Amsterdam. A nuk kemi folur qindra here per kete. A nuk the ti vete se ketij muhabeti i ka ardhur fundi? A nuk the se doje ta mbyllje? Boll me keto krehje bishti te kesaj arrogantje pa vlere. Stop Seb! Shkojme ne Amsterdam kur te duash, une dhe ti dhe ndonje femer tjeter e bukur qe ti do te njohesh, por jo me kete nimfomane qe i trajton njerezit si kukullat e qejfit te saj. Jo Seb! Mbylle tani kete muhabet!” ...

Bicikleta kembane po ulurinte. Askush nuk cuditej me sesi mund nje biciklete e kthyer ne kembane te paralajmeronte murtajen. Te gjithe cuditeshin se nga cfare materiali i papershkueshem nga tingujt ishin bere veshet e Eves.

 

 

Kur arriti ne Amsterdam Eva ndjeu se Sebastian i mungonte. I mungonte me shume se asnjehere. Nxori telefonin dhe I shkroi ne whattsapp;

 

 I love you! I miss you! 

Nderroi mendje. Nuk donte ta leshonte kollaj monopolin e saj  te akullt. 

“Do ja nis neser!” Mendovi. As te nesermen nuk ja nisi mesazhin.

Te nesermen takoi nje shokun saj te qe ishte ndare prape nga e dashura e tij. Nje djale shume simpatik dhe sportiv. Erdhi kastile ta takonte. I tha se donte qe te jetonim bashke. 

Eva I tha se nuk mund ta bente kete. I tha qe donte Sebastian. Natyrisht Sebastian nuk kishte si ta degjonte kete. Ai rreth 1500 km me tutje degjonte fjalet e Lens sesi ta mbyllte kete muhabet me sa me pak dhimbje dhe sa me shpejte. 

Eva morri nje mesazh ne darke  ne Whatssapp”

“Nuk dua qe te vazhdojme me. Nuk dua te me kontaktosh ose shkruash gje. Ti nuk meriton as kontaktin me te vogel social” 

Ishte nga Sebastian. I kishte dhene vete fund atij kalvarit te gjate ofendues qe vajza i kishte krijuar.

 

 

10

 

“Evaaaaa!”

Zeri i Frans ishte i zgjatur dhe i habitur. Gjithashtu qortues. Paguan dhe ikem. Mbremja po binte e qete dhe pa kembana qe paralajmeronin apokalips. 

Kembanat bien per te gjallet dhe perpara katastrofave. Me vone nuk ka se kush ti degjoj me.

 

...

 

©  Arben Brahimaj

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0