Epika të pavdekshme
Plagë të përgjakura në arena, gladiatorë në spektakle tragjedishë...
Nga Ibrahim Kazimi
Ekspozitë
Mbi gjithçka që fshihet mbi gjithçka që duket
jam unë vetëm në këtë akuarium gjigant me diell neoni
në simbiozë zorri me vegjetacion të montuar përkohësisht
hiç ma shumë hapësirë se një guackë tutje
brenda qepallave të lodhura
tutje s’ua ninë pisave t’ia lidhin për peshkaqenë në të thatë
të thithin dinjitetin e algave të buta mbi tavolina
me specialitete të manireve të çmendura trupfolëse
me buzëqeshje të ushtruara me udhëzime përdorimi
e m prizma të shtërzura inferiore të ndajnë botën
shtirren si peshqë memecë në parakalim
dhe ju pastaj
i merrni për të pafajshëm
Emër
Edhe humbjet kanë emër...
dhe njihet një udhë që në shesh i lidh
komponime të simfonive të pagjetura në manuale të djegura pergamenësh
e batisje dëshpërimesh jashtë kornizave epokale të transparencës
më tutje se imazhi i çdo vdektari për ujqë
ekzemplaret skrupulloze të grykësive penetrantë të kukudhëve
në tërsëllima origjinash
mëngime shekullore para dyerve romake pa vigjilenca
e besime të abuzuara foleshë
njerëzish të varur për mickla
e instinkte barbare në emfaza smirash parahistorike
më tutje se epoka e ikonave helmuese
fshehurazi te ajo lagje e largët me tepih të kuq
njëmijë dorë marifetesh gëzhitnin kundër dhe...
tjera krahëthyerje të luleve të harmonisë, para fjalës së fundit
e histeri hibride ndaj hejbeve të mbushura me ëndrra
me aq dhe të derdhur në gjysmën e qoshes sime
fosile të vetme që s`heshtin qenien janë
jehonat e ecjeve të pazbrapsura
tinguj harmonie kanë bujtur në relievin tim
edhe humbjet kanë emër... dhe njihet një udhë që në shesh i lidh
sa gjatë kisha besuar në çerdhe
Epika të pavdekshme
Plagë të përgjakura në arena, gladiatorë në spektakle tragjedishë
ahengje marroqësh, sherre të gdhendura dashurishë e hakmarrje
të gjysmëperëndive me nyjë intrigash me tutelë kobesh të lidhura
inercione mbeturinash në jashtëqitjet personale, currile inskenimesh
mejdane të kundruara tutrash e maratona argëtimesh të voajerëve si
kurrë më parë
gjysma e botës ishte e krijuar për t`ia kllukë vezët gjysmës tjetër
suflerët në fund vjellin synesat publikisht që s`qenë kurrë aktorë të jetës
vetë
e legjioni i fshikatarëve shekullorë kllapet halë e keqe në bebëza
dashurishë
lotë reptilësh derdhen në gji oxhaku
me kalë druri për pajë erdhën në raft dhome
zeusë amoralë të plaçkës.
Comments (0 posted)
Post your comment