Home | Literature | Urtni e teprueme!

Urtni e teprueme!

image
u flijue drita e âms,

si nd’shkim i bab’zive...

 

Nga Pranvera Drita Gjoni

 

URTNI E TEPRUEME!

 

Gegën e vranë, 

dhunuen e persekutuen,

se ish diamant i palëmuem...!

 

Ia mueren virgjninë

errsinat n’pushtet

për hesap t’vet...

 

... e n’vorr tij

u flijue drita e âms,

si nd’shkim i bab’zive

t’gjoks-shkyemve...

qi nânën e mohuen

për njerkën,

n’dam t’rrâjve

qi shekujt e lidhën n’qaf

si gjerdan qëndrese...

 

Bukuritë e teprueme,

gjithmonë janë shënjestër

t’dashakqiejve...!

 

Gegën e kanë vra...

Po, po...

E s’ka kush me qâ...!

 

 

 

KURBET(T’VRANË)

 

Zot,

sa herë vritet robi

që prej lindjes s’vet

n’vend t’huej e n’vend t’vet...?

 

Përndjeket

si qen i tifosur

prej brigjeve t’gjakut,

e merr udhët plot kryzime

për pak ajër,

shpresë... e jetë.

 

Duron prapashtesat e t’huejit,

që jo pak herë

frymën ta kthejnë n’helm,

për t’sigurue kafshatën e përditshme

për veten,

familjen,

e një copë e ndan për pjesën tjetër

që pret e nekronizuar varfnisë,

n’atdheun e plakun

prej bijve zullumqarë-ibret’...

 

... e turpnisht, 

prapë vriten

nga t’njëllojtit e reprezaljeve,

ku bukën e dhanë

ta kthejnë n’gazep,

kallëpit t’farmak(pa)sosun

duke shá n’gjuhë t’dreqit

mërgimtarët-vllazën,

që japin strehë-drite,

vlerë-kulture,

punës vullnetshme

n’gjansinë e kontinentit...

 

Zot,

sa ditë kalon

lumit t’rrëmbyeshëm t’viteve,

po aq herë vritet shpirti 

prej sekt-it gjâmëmadh...

 

... e ti i sheh nân vetulla

prapsinat e tyne,

e i len t’lehin e t’tërbohen

injorancës s’pakthyeshme

që kundërmon eter...

 

Derikur Zot,

duhet t’flejë i mallkuemi

n’nji shtrat

me t’kundërtën e vet...?

 

 

© Pranvera Drita Gjoni

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00