Home | Literature | Terr

Terr

image Photo: Ch Mitchell
Qetësi e qelqtë kësaj ane...

 

Nga Dashamir Malo

 

 

E more diellin me vete

dhe ike!

Po nesër pa ty?!

 

* * *

 

Dritëmbatësja

Unë e di

ti do të avitesh tani pa u vënë re

dhe do të stërpikësh me yje hareje

lëndinën blu të mbrëmjes,

siç stërpik pranvera me lulerina

lëndinat e blerta.

 

 

* * *

 

Maj

Edhe midis fjalëve që shkruan,

ndjej aromën tënde

të trëndafiltë.

 

 

* * *


Terr

 

Qetësi e qelqtë kësaj ane

udhën ma tregon një lule xane (1)

 

(1)- gjineshtër

 

 

* * *

 

Dimri ka emër burri

 

Ky rrap i moçëm, i vetmuar buzë honit,

që ia doli mbanë Dimrit,

i duhet të përballojë Verën.

Verën e nxehtë.

Vera ka emër gruaje!

 

 

* * *

 

Nuk më magjeps kjo botë,

sado ngjyra dhe dritë të ketë.

Më magjeps ajo që kësaj bote

i jep kuptim, Ti !

 

 

* * *

 

TI

 

O pranverë që të ndjekin pas lulet,

sa do të doja të isha një prej qindra

mijëra lulerinave.

 

 

* * *

 

Në pik pranvere u rikthye,

prej mërgimit dimër i krisur.

Poseidon ç'plane po thur,

zog vetmitar për ku je nisur?

 

 

© Dashamir Malo

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00