Home | Literature | Çfarë pasurie... !

Çfarë pasurie... !

image
Çfarë vendi ! Pushtuesi e mbush me vila dhe garazhe...

 

« ... Çfarë pasurie, dhe sa e shpërfillur gjatë tërë kësaj kohe ! Ajri është i lehtë, dielli pjek dhe plasarit në vreshtë bistakun e rrushit të mbrurë shpejt, hudhra ka erë të fortë. Skamje madhështore, të cilën e detyron në tokë etja, përtacia elegante e mësuar nga një popull i përkorë, o të mirat e mia të vona… 

Të mos qahemi. 

...

Çfarë vendi ! Pushtuesi e mbush me vila dhe garazhe, automobila, me shtëpiza improvizuar fshati, ku vallëzohet ; i egri i veriut copëton, spekulon, çpyllëzon, dhe s’ke ç’bën, sigurisht. Por, sa e sa plaçkitës nuk kanë rënë në dashuri, përgjatë shekujsh, me një robëreshë të tillë ? Ardhur për të vendosur shkatërrimin e saj, ndalen befas, dhe e dëgjojnë duke marrë frymë në gjumë. Pastaj, dalëngadalë, e mbyllin derën e gardhit, bëhen të heshtur, të respektuar dhe të nënshtruar, ndaj lutjeve të tua, Provence, ata, thurojnë kurorën tënde prej vreshte, ringulin pishën, fikun, mbjellin pjeprin e qëndisur, dhe nuk duan tjetër, bukuroshe, vetëm që të të shërbejnë dhe të kënaqen po aty.

 

Të tjerët, fatalisht, do të të braktisin... »

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

Colette

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0