Latest News
Mjerimi i pashëruar
Beronja të trishta molesh të braktisura...
Nga Ibrahim Kazimi
Flini qetë në çiltërinë tuaj engjëjt e mi, jo njëherë
më kanë stopuar të papriturat e stërpikura të mallkimit
dhe përthyerjet fatale të odiseadave që erën më vidhnin
nga velat e barkës
shumë lonxho kanë zanë pritë në fatëkeqësi shpirtërash
beronja të trishta molesh të braktisura
kisha predigre besimi në copën e hapur të qiellit dhe
në shijen e hidhur të shortit
dert s`kisha të degdisja hijet e deformuara të kafkave të krymbura
sa ekstazë mirakëndje se do shërroja vajin e tyre prej sirene
që e pandehnin për këngë
udhëjetën e tyre të rreme që kishin topitur me gisht të vetin
në kokë.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment