Home | Literature | Qytezë e zbrazur

Qytezë e zbrazur

image
Vetmi e trishtë, një horizont i vogël...

 

 

 

 

Nga Bujar Plloshtani

 

 

Yjet e natës mbajnë ndezur qiejt,

edhe trotuaret nga heshtja nisin të pushojnë.

 

Matanë udhës,

liqeni puth plazhin.

 

Nuk ka njerëz, natyrë e virgjër,

veç një pelikan i bukur mbi rrërë rri.

 

Vetmi e trishtë, një horizont i vogël,

një qytezë krejt e zbrazur.

 

Liqeni shtrin dallgët,

përmbi syprinën e tij,

buzë 

 

rërës.

 

Ai sheh pelikanin e bardhë,

në këtë qytezë që ngjiz plot intimitet.

 

Njerëz që mungojnë trotuareve, 

udhëve të ngushta, dhe liqenit të shkretuar.

 

Qytezë e zbrazur, ndofta

e shtrirë veç për dy poetë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00