Home | Literature | Bindje

Bindje

image
Çdo ëndërr një urë, 

çdo nevojë një pikëtakim.

 

 

BINDJE

 

Gjithsej mbeten tre gjëra: 

bindja se gjithmonë po fillojmë diçka,

bindja se kemi nevojë të vazhdojmë, 

bindja se do të na ndërpresin 

para se të kemi përfunduar. 

Prandaj, çdo ndërprerje nevojitet ta shndërrojmë 

në një shteg të ri, 

çdo rrëzim në hapa të rinj vallëzimi, 

çdo drojë një shkallë të re drejt lartësisë, 

çdo ëndërr një urë, 

çdo nevojë një pikëtakim.

 

 

- Fernando Pessoa

 

© Elvi Sidheri, në Shqip

 

 

 

I KËNDOJ GJITHÇKA TI DOJE

 

Unë i këndoj gjithçkaje që ti doje, jeta ime,

nëse më afrohesh e dëgjon, jeta ime,

nëse të kujtohet jeta që pate dikur, 

në mbrëmje unë këndoj, ti hija ime.

 

Nuk dua të bëhem memece, jeta ime,

Si do të më gjeje dot vallë pa klithmën time besnike?

Cili sinjal do të më shpallte për ty, jeta ime?

 

Jam e njëjta që e jotja ishte, jeta ime,

As e nemitur, as e topitur, as e përhumbur s'jam.

Eja në muzg, jeta ime;

Eja duke kujtuar një këngë, jeta ime,

nëse këtë këngë do ta dish përmendësh

e nëse emrin tim akoma e kujton.

 

Të pres pa afat, pa kohë të caktuar.

Mos iu druaj natës, mjegullnajës a shtrëngatës.

Eja rrugë pa rrugë po deshe.

Thirrmë atje ku ndodhesh, shpirti im,

Eja drejt e tek unë, i dashur.

 

- Gabriela Mistral

 

© Elvi Sidheri, në Shqip

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00