Home | Literature | Lamtumirë!

Lamtumirë!

image
Perënditë ilire skalitur në mjegulla

Vdesin në horizont...

 

 

 

Nga Frederik Rreshpja

 

 

 

VINJETË

 

Një shelg i vetmuar, mbuluar me dimër

Braktisur nga zogjtë dhe gjethet:

Era, si ketër, kërcen mbi drurin

Me boçen e shiut ndër dhëmbë.

 

 

 

Netët e lumtura, si zilka

Tringëllijnë në degët e kujtesës…

Vizatihen në sfond të vetëtimave

Hënëzat që hëngrën dhentë e vjeshtës.

 

 

 

Rënë nga xhami i thyer i qiellit

Kristal’ i akullt yllëzon netëve

Dhe mbi pastelet e borës mardhet

Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe.

 

 

 

 

VJESHTË 1990

 

 

Qan dreri në korie dhe lotët bëhen shi;

Trishtohet era mbi shkëmb

Nuk ka më gjethe të gjelbra. Po bien,

Ëndërrat e pyjeve një nga një.

 

 

 

Ikin zogjtë nga shkretimi i drurëve;,

Lamtumirë, o pyje të Ballkanit!

Veç nën një ferrë kaltëron ende

Vjollca e fundit e këngës së bilbilit.

 

 

 

Ardhtë një vjeshtë pa shtegtim zogjsh!

Ardhtë një Zot, vëntë dorë mbi stinët!

 

 

 

LAMTUMIRË

 

Perënditë ilire skalitur në mjegulla

Vdesin në horizont.

Fati im prej duralumini

Nëpër vdekje perëndish.

 

 

 

Fluturon nëpër iliadën e shkrepave

Fati im tërë gjëmë.

Dhembja ime ulërin nëpër qiell

Sa tërë avionët e botës.

 

 

 

Lamtumirë! Fati im i rrëzuar diku

Do mos ngrihet kurrë më.

Jo, unë nuk desha të ik nëpër qiej,

Unë desha të ik nëpër këngë.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0