Home | Literature | * * *

* * *

image
Jashtë ushtonte dhe vdiste zhurma e botës : tramvajet, taksitë, kalimtarët... 

 

 

 

 

« ... Mbrëmja ishte si një dorë e ngritur mbi perëndim ; nata binte dhe hëna e re u shfaq, duke lundruar si një anije e argjendtë në një det të zmeraldë. Ai rrinte aty i ulur mbi shtratin e vet të ngushtë, me vështrimin të humbur në thellësi ndërsa zërat e shokëve fashiteshin njëlloj si padashje, të cilët ishin të ndjeshëm ndaj magjisë së muzgut. Jashtë ushtonte dhe vdiste zhurma e botës : tramvajet, taksitë, kalimtarët... 

Ai e braktisi Canal Street, ku pulsimi i tabelave të shndritshme mbushte dhe zbrazte papushim qiellin muzgor ; por ngaqë nuk i shihte, ato nuk ishin të shndritshme, njëlloj si pemët që janë të gjelbra vetëm nëse i vështrojmë. Ëndërruese, drita e pasqyrimeve ndriçonte kalldrëmin e lagur. Trupat e lehtë, të modeluar nga nxitimi i vajzave të reja që derdheshin drejt ushqimit, zbavitjes apo dashurisë, ishin prapa tij , atje tej, larg përballë tij, këmbana e një kishe ngrihej si një lutje madhështore e ngurtësuar në dritën e mbrëmjes. Nesër ! Nesër ! - thoshte zhurma e ritmuar e hapave të tij.

« Ave Maria, deam gratiam… kullë e fildishtë, trëndafil i Libanit… »

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

William Faulkner

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00