Tufëz Haiku nga A. Baku
... Parfum stinor.
Nga Artur Baku
(njeriu, natyra, jeta)
1.E verdha e fjalëve,
të gjelbrën e syve mbulon.
Alfabet vjeshte
2.U shkri hëna
mpiksur me argjend Buna.
Natë me filigran
3.Gjethe mjegulle
bien nga pemë e natës.
E largët dita
4.Kujtesë e bardhë
saora rroken mungesat.
I largët zëri yt
5.Diell i praruar
më ndriçon me përjetësi
Ave dita ime.
6.Siluete gri
larë argjend diellor.
Telajo dimri
7.Dite me diell
Bulzojnë gjethe qershi
Mbushem me jete
8.Hënë cigane
udhës qumështit endet.
Boheme nata
9.Andje erëmirë
çliron zemra zambakut.
Parfum stinor
10.Gjallojnë sythet
mbi të thyerat gema
në buzë prilli
11.Qiej të mugët.
Shkumësa yjesh heqin
viza dritëzash
12.Shtegtuan zogjtë
rend pas vazhdës së tyre
Frymë e Boreas*
13.Vazhdë muzgore
e payllzuar zbret nata.
Naziqe hana
14.Vjeshtë. Muzikë
e shtatorit xhaz yjesh.
Dy gota verë
15. Shkundullim drite
Lëkunden shpirtrat e natës.
Mëngjes diellor
© Artur Baku
Comments (0 posted)
Post your comment