Home | Literature | Për Giovanni Falcone

Për Giovanni Falcone

image G Falcone and P Borsellino
Mafia çngjyroset...

 

Nga Alda Merini *

 

 

Mafia çoroditet,

mafia çngjyroset,

mafia vë baste,

mafia betohet

që nuk ka jetë,

që kulturë s'ka,

që njeriu armik i njeriut s'është.

 

Mafia është kali i zi

i Apokalipsit që mbi shalë sjell

eshtra vdekjeje,

mafia të vrarët prej saj akuzon.

 

Mafia i përkujton

me funerale qiklopike:

kështu qe për ty, Xhovani,

të mbajtën arkivolin në krahë

vetë ata që të vranë.

 

 

Këngë për Hënën

 

Në fund të detit hëna rënkon,

o Zot, nga frika dridhet

prej këtyre gardheve mbi tokë

a prej këtyre vështrimeve të topitur

që nga terri ngrihen

dhe shpirtin e lënduar ia ngërthejnë.

 

Mbi Unin tonë hëna rëndon

dhe kur fundi pranë të vjen

kundërmimin e hënës ndjen

gjithnjë mbi shkurret e shkatërruara

nga duhì

e talljeve të fatit.

 

Unë arixhie jam lindur, një vend të caktuar gjëkund s’e kam,

por nën dritën e hënës, ndoshta,

do të qëndroj një çast

aq sa duhet të të jap

të vetmen puthje dashurie.

 

* Alda Merini (1931-2009)

Alda Giuseppina Angela Merini u lind më 21 mars 1931 në Milano, ku edhe ndrroi jetë më 1 nëntor 2009. I ati, Nemo Merini, qe kont, por i përjashtuar nga trashëgimia sepse u martua me një fshatare(!). Alda filloi të botonte poezi në moshën 19 vjeçare, pas një viti, më 1951, me ndërhyrjen e poetëve Eugenio Montale dhe Maria Luisa Spaziani, botoi dy poezi në një antologji për poetët e viteve ‘900. Si pasojë e fëminisë dhe jetës së vështirë, filloi të vuante nga nervat (disturbo bipolare) me shtrime të herë pas hershme nëpër spitale psikiatrike; por nuk u dorzua kurrë. Fitoi disa çmime për poezitë e saj dhe mbetet njëra nga poetet më të shquara italiane. 

 

© Shqipëroi Maksim Rakipaj

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00