Home | Literature | * * *

* * *

image
Ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar...

 

 

 

 

 

 

« ... Pashë një ëndërr krejt të papritur, s’kisha parë kurrë diçka të ngjashme. Në muzeun e Drezdenit, figuron një tablo e Claude Laurent, e titulluar në katalog "Acis et Galathée", në mos u gabofsha ; kurse unë e quaja "Epoka e Artë", pa ndonjë shkak të ditur. E kisha soditur tashmë njëherë, duke kaluar në Drezden. Dhe kjo tablo më doli në ëndërr, jo si një pëlhurë, por si një peizazh i vërtetë. Është një cep magjepsës i Arkipelagut Jonian : ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar, një panoramë magjike në largësi, një perëndim dielli trullosës ; s’kam fjalë për ta përshkruar.

Këtu është djepi i qytetërimit europian ; këtu janë zhvilluar skenat e para të mitologjisë, këtu është parajsa tokësore, këtu kanë jetuar njerëzit fisnikë : zgjoheshin dhe flinin të lumtur e të pafajshëm, gëmushat mbusheshin me këngët e tyre të gëzuara, energjitë e virgjëra digjeshin në dashuri dhe gëzime të çiltëra… Dielli lante me rrezet e tij ishujt dhe detin, i lumtur që rrëzëllinte mbi fëmijët e vet të bukur ... »

 

© Dea J Klosi, në Shqip

Fjodor Dostojevski

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00