Home | Literature | Çadra

Çadra

image
Znj. Oreille ia tregoi të gjitha. Sa për blerjen e një çadre të re, kjo kishte marrë fund, i shoqi nuk do ta kishte më.

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 ...


Dhe skena rifilloi. Pas një ore stuhie, ai mundi të shpjegohet më në fund. U betua se nuk dinte asgjë ; se kjo mund të vinte vetëm nga ndonjë dashaligësi apo hakmarrje.
Një e rënë zileje e shpëtoi. Ishte një mik që duhet të darkonte tek ta.
Znj. Oreille ia tregoi të gjitha. Sa për blerjen e një çadre të re, kjo kishte marrë fund, i shoqi nuk do ta kishte më.
Miku arsyetoi me qetësi :
- Atëherë, zonjë, ai do të prishë rrobat e veta, dhe këto sigurisht kushtojnë më tepër.
Gruaja e vogël, ende e zemëruar, u përgjigj :
- Atëherë të marrë një çadër kuzhine, nuk do t’i jap më prej mëndafshi.
Duke dëgjuar këtë, Oreille kundërshtoi :
- Atëherë, do të jap dorëheqjen ! Dhe nuk shkoj në Ministri me një çadër kuzhine.
Miku vazhdoi :
- Rivisheni këtë këtu, nuk kushton shtrenjtë.
Znj. Oreille, e acaruar, shkumonte :
- Duhet të paktën tetë franga për ta riveshur. Tetë franga edhe tetëmbëdhjetë, bëjnë njëzet e gjashtë ! Njëzet e gjashtë franga për një çadër, po kjo është çmenduri ! Për të vënë duart në kokë !


...

 

Guy de Maupassant

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00