Home | Literature | Drita është si Uji

Drita është si Uji

image
Ditën e çmimeve, dy vëllezërit qenë përshëndetur si një shembull për shkollën dhe ua kishin dhënë diplomat. Kësaj here, ata nuk kërkuan asgjë sepse prindërit e tyre nuk i kishin pyetur çfarë dëshironin. 

 

 

 

 

 

...

"Këta fëmijë nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të bërë atë çka duhet të bëjnë, tha e ëma, por ama për një trill, ata janë të aftë të prekin Hënën."

Në fund, prindërit nuk u përgjigjën as po as jo. Por Toto dhe Joel, që dy vitet e mëparshme kishin qenë të fundit në klasë, fituan në muajin Korrik çmimin e nxënësit të shkëlqyer dhe morën përgëzimet e drejtorit. Pasdite, megjithëse nuk e kishin rikërkuar më, ata gjetën në dhomë pajisjet e zhytjes, të mbështjella dhe të pahapura. Aq sa të Mërkurën tjetër, ndërsa prindërit e tyre shihnin "Tangoja e fundit në Paris", ata e mbushën dhomën në lartësinë e tre pashëve, zhytën ca si peshkaqenë të butë nën mobilje dhe shtretër, dhe nxorën në dritë sende të cilat, që prej vitesh të tëra, kishin humbur në terr.

Ditën e çmimeve, dy vëllezërit qenë përshëndetur si një shembull për shkollën dhe ua kishin dhënë diplomat. Kësaj here, ata nuk kërkuan asgjë sepse prindërit e tyre nuk i kishin pyetur çfarë dëshironin. Ata qenë aq të arsyeshëm saqë u mjaftuan me një festë në shtëpi, për të kënaqur shokët e tyre të klasës.

I ati, me të mbetur vetëm me të shoqen, u shfaq i mahnitur.

"Kjo është një provë maturie, tha ai.

- Fjala jote në vesh të qiellit", u përgjigj e ëma.

Të Mërkurën tjetër, ndërsa prindërit shihnin Beteja e Algjerit, kalimtarët që gjendeshin në rrugicën Castellana shquan një tufë drite që rridhte nga një ndërtesë e vjetër e fshehur pas pemëve. Ajo dilte nga ballkonet dhe shpërndahej shkallë-shkallë mbi fasadë, përpara se të rridhte pastaj në bulevardin e gjerë, në një vërshim të praruar që ndriçonte tërë qytetin deri në vargmalet e Guadarramas.

 

...

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00