Latest News
Prag
Eci anës detit e përshëndes anijet në mesditën e ndricuar si Kishë.
Nga Frederik Rreshpja
Vajton qyqja në Mal të Thatë,
numëron ditët e mia;
Ikën përroi tutje në verbërinë e tij,
dridhet lisi plak nga lemeria.
Vajton qyqja për hallet e botës,
por mua dimri i fjalës më pret tek porta.
Përshëndetje
Eci anës detit e përshëndes anijet
në mesditën e ndricuar si Kishë.
Eshtë keq kur nuk ta kthejnë përshëndetjen,
apo kur nuk ka asnjë anije,
por është më keq ende,
kur Ti kalon bri detit e nuk përshëndet.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment