Home | Literature | Mëmëdheu

Mëmëdheu

image
Strëgjyshët ku kanë qënë,
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërime,
ku kam folur gjunë time...

 

 

Nga Çajupi

 

Mëmëdhe quhetë toka
Ku më ka rënurë koka,
Ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’ e atë,
ku më nje dhe gur’ i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njojtur Perëndinë,
strëgjyshët ku kanë qënë,
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërime,
ku kam folur gjunë time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë
ku rroj me gas e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.


Dheu


Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.

Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.

Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!

Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00