Home | Literature | Nga një lot ndryshoi bota

Nga një lot ndryshoi bota

image
Eshtë hapi që sa niset, loti i parë mes blerimit. 
Eshtë dhimbja që po ngjizet në themel të njerëzimit. 
Ja! Atje fillon kamzhiku fishkëllimash të përdridhet; 
Kryq i rëndë përmbi supe, shpirti kuq…në zift…që hidhet. 

 

 

Dhimitraq Papando

 


Flutur drite flatrashkruar, pse zgjedh ëndrrat të më vish;
Më trondit shpirtin e shuar me magjepsje perëndish?
…Drodhi thellë gjith’ parajsën, lot’ i hidhur, i çuditur.
Buz’ e bukur e idesë…prej nepërkës e zhuritur.


Eshtë hapi që sa niset, loti i parë mes blerimit.
Eshtë dhimbja që po ngjizet në themel të njerëzimit.
Ja! Atje fillon kamzhiku fishkëllimash të përdridhet;
Kryq i rëndë përmbi supe, shpirti kuq…në zift…që hidhet.


 
Kështu nisi vetëtima, afsh’ i zi i një mëkati;
Dor’ e rëndë përmbi supe, përkëdhelja e një fati.
Dhe papritur mes mënxyrës, ball’ i bardhë i beronjës,
Syr’ i ndezur i një kopiles* që pas supit të së zonjës.

 

Dhe më tej, eh, ndër pallate…një shami e parfumuar,
Që e humb qëllimthi dora e princeshëzës së vluar.
Dhe një qeshje lodërtare…dhe një klithmë nëpër natë
Pas një hije në dritare plumb’ i hidhur kur vret thatë.

 


I shikoj që sillen rrotull, si çdo gjë gjith’ rrotull sillet
Edhe unë midis tyre, zemra ime me gjith trillet.
Flutur drite s’ke pse druhesh; eja ditën pa u vjedhur
U ndryshua bot’ e tërë nga një lot…parajse derdhur.

  
                                                          6/2007 NY

*Ketu ka kuptimin e një termi poshterues që dikur përdorej për shërbyeset

 

Mes kreolesh (1)

 

Rri përgjoj një dallëndyshe në dritare
Si po luan gushëfryrë në një tel
Dhe në gjoks më vjen një thirrje mëkatare
Që më shtyp nëpër damarë e më shkel.

Eshtë dimër, apo verë? S’ka më stinë!
Si ta heq zvarrë…kështu, jetën e tërë?
Gjithë stinët mpleksur bashkë këtu rrinë,
Si sirena… vdekur, mbetur nëpër rërë.

Ndërroi bota…dhe nuk di ku më zë nata:
Në bregdet, mes rërës, shtrirë më kurriz,
Apo thjesht në varkën time me lopata,
Teksa hënës vellon fshehur shkoj i gris.

Larg kam ikur, tej…mërguar vendit tim.
Plot kreole kokëzeza kam përeth.
Hije palmes me rendon si nje mallkim.
Tel' i benxhos nuk e di sepse me ngjeth.

Rri i fshehur nën sombrero, i harruar,
I rrethuar nga kreole gjakvaluar.

 

(1) Kreolet jane nje popullsi e perzjere, metise e Haitit e njohur per vajza shume te bukura dhe plot sharm e atitude...

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00