***
Ajo më zotëronte me tërë qenien e saj, përmes lëvizjeve, qëndrimeve të saj, madje dhe përmes gjërave që ajo mbarte, gjëra të cilat ktheheshin në magjepsëse.
Përkthyer nga Dea J Klosi
...
Sa e doja atë ! Dhe sa e bukur, e hijshme dhe e re ishte ! Ajo ishte vetë rinia, eleganca dhe freskia. Nuk kisha ndjerë kurrë më parë sa qenie e bukur, e shquar, e rafinuar, e brishtë, plot hir dhe joshje ishte një grua. Asnjëherë nuk e kisha kuptuar çfarë ka të bukur në kurbën e një faqeje, në lëvizjen e një buze, në palat e rrumbullakta të një veshi të vogël, në formën e atij organi të marrë që quhet hundë.
Kjo zgjati tre muaj, pastaj u nisa për Amerikë, zemrën të shkërrmoqur nga dëshpërimi. Por mendimi i saj mbeti në mua, ngulmues, fitues. Ajo më zotëronte nga larg ashtu siç më kishte zotëruar nga afër. Kaluan disa vite. Nuk e harroja aspak. Shëmbëllimi i saj joshës më fanitej para syve dhe thellë në zemër. Dhe dashuria ime i qëndronte besnike, një dashuri e qetë tani, diçka si kujtimi i dashur i asaj çka kisha takuar më të bukur dhe më tërheqëse në jetën time.
Dymbëdhjetë vjet janë pak gjë në ekzistencën e një njeriu ! Nuk i ndjejmë të kalojnë fare ! Ata shkojnë njëri pas tjetrit, shpejt dhe butësisht, ngadalë dhe të nxituar, secili është i gjatë dhe aq shpejt i përfunduar ! Dhe ata shtohen aq papritur, lënë aq pak gjurmë prapa tyre, fashiten aq plotësisht saqë kur kthehemi të shohim kohën e përshkuar nuk shihet më asgjë, dhe nuk kuptojmë si është e mundur që jemi të mplakur.
...
(Guy de Maupassant )
Comments (0 posted)
Post your comment