Home | Literature | Dëgjohet Akoma Deti

Dëgjohet Akoma Deti

image
Nuk druan, as shpreson, as pret,
por vrojton ballazi diellin qe perendon.

 

 

Përkthyer nga Urim Nerguti

 

Qe prej ca netesh degjohet akoma deti,
lehte, lart e poshte, pergjate rererave te imta.
Jehone prej nje zeri te mbyllur ne mendje
qe rikthehet nga koha; ashtu edhe ky
ankim kembengules i pulebardhave: ndoshta
i zogjve te kullave, qe prilli
shtyn drejt rrafshnaltes. Dhe ja qe
me ishe afer ti me ate ze;
e une do doja qe edhe ty te t’vinte,
tani, per mua nje jehone kujtese,
si ajo erresire e purpurt deti.


(Salvatore Quasimodo)

 


Caku

 

Lum njeriu qe ka arritur portin,
qe len pas vetes detra e stuhira,
endrrat e te cilit kane vdekur ose s’kane lindur kurre
e ulet te pije ne bujtinen e Brema-s,
prane oxhakut, dhe ka paqe te mire.
Lum njeriu si nje flake e fikur,
lum njeriu si zhavorri e zallit,
qe ka shkarkuar ngarkesen dhe i eshte çrrullur balli
e pushon ne gryke te oxhakut.
Nuk druan, as shpreson, as pret,
por vrojton ballazi diellin qe perendon.

Po qe ky nje burre.
Ju qe jetoni te sigurte
ne shtepiat tuaja te ngrohta,
ju qe gjeni duke u kthyer ne shtepi
ushqimin e nxehte e fytyra miqesore:
Konsideroni nese ky eshte nje burre
qe punon ne balte
qe nuk e njeh paqen,
qe lufton per nje gjysem buke
qe vdes per nje po ose per nje jo.
Konsideroni nese kjo eshte nje grua,
pa floke e pa emer
pa tjeter force per te kujtuar,
bosh syte e ftohte barku
porsi nje bretkose ne dimer.

Meditoni qe kjo ka qene:
Ju keshilloj keto fjale.
Gdhendini ne zemren tuaj
kur te jini ne shtepi, duke ecur rruges,
duke u pergjumur, duke u ringritur;
Perseritjuani femijeve tuaj.

Ose ju shprishet shtepia,
semundja t’ju ndaloje,
te lindurit tuaj te kthejne fytyren kah ju.


(Primo Levi)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00