Home | Literature | ***

***

image © Photo: Dan Ritchie
Bënte një kohë e mrekullueshme, nga ato që ju ledhatojnë zemrën...

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

 

Kryetari i Komunës po ulej në tavolinë për të drekuar, kur e lajmëruan se rojtari i  pyllit  po e priste në Komunë me dy robër. Ai vajti menjëherë, dhe pa në fakt rojen , At Hochedur, në këmbë dhe duke mbikqyrur me një pamje të rreptë një çift borgjezësh të pjekur.
Burri, një plak i madh, hundëkuq dhe flokëthinjur, dukej i këputur ; ndërsa gruaja, një plakë e vogël e veshur si për të Dielë, tejet e rrumbullakët tejet e trashë, me faqe të shndritshme, vështronte me një sy sfidues rojen që i kishte kapur.
Kryetari pyeti :
– Çfarë ka, At Hochedur ?
 Rojtari dëshmoi si më poshtë.
Ai kishte dalë në mëngjes, në orën e zakonshme, për të kryer shëtitjen e tij nga krahu i pyllit Champioux deri në kufi me Argenteuil. Nuk kishte vënë re asgjë të pazakontë në fushë, në mos që po bënte kohë e bukur dhe gruri po shkonte mirë, kur i biri i Bredelëve, që po prashiste rrushin, kishte thirrur :
– Hej, At Hochedur, shkoni shikoni nga cepi i pyllit, në lirishtën e parë, do të gjeni aty një çift pëllumbash që i kanë rrafshuar mirë njëqind e tridhjetë vjetët të dy.
Ai ishte nisur në drejtimin e treguar ; kishte hyrë në pyll dhe dëgjuar fjalë dhe psherëtima të cilat linin të nënkuptohej një kapje në flagrancë sjelljesh të pahijshme.
Pra, duke ecur këmbadoras si për të kapur në befasi një gjuetar kundravajtës, ai e kishte kapur çiftin pikërisht në çastin kur po i dorëzoheshin instinktit të tyre.
Kryetari i shushatur vështroi  fajtorët. Burri i kishte mirë nja gjashtëdhjetë vjet dhe gruaja të paktën pesëdhjetë e pesë.
Ai zuri t’i pyesë, duke ia filluar nga mashkulli, i cili përgjigjej me një zë aq të dobët sa mezi dëgjohej.
– Emri juaj ?
– Nicolas Beaurain.
– Profesioni ?
– Shitës penjsh, Rruga e Martirëve, Paris.
– E çfarë po bënit në këtë pyll ?
Shitësi i penjve qëndroi i heshtur, sytë të ulur mbi barkun e tij të fryrë, duart rrafsh mbi kofshë.
Kryetari vazhdoi :
– E mohoni ju çfarë tha Rojtari ?
– Jo, Zotëri.
– Pra e pohoni ?
– Po, Zotëri.
– Ç’keni për të thënë për t’u mbrojtur ?
– Asgjë, Zotëri.
– Ku e keni takuar bashkëfajtoren tuaj ?
– Eshtë gruaja ime, Zotëri.
– Gruaja juaj ?
– Po, Zotëri.
– Atëherë… atëherë… ju nuk jetoni bashkë pra… në Paris ?
– Më falni, Zotëri, ne jetojmë bashkë !
– Por… atëherë… ju qenkeni i marrë, krejt i marrë, Zotëri i dashur, që vini këtu për t’u kapur kështu, në mes të fushës, në dhjetë të mëngjesit.
Shitësi dukej se gati po qante nga turpi. Mërmëriti :
– Kështu ka dashur ajo ! I kam thënë se s’ka kurrfarë kuptimi. Por kur një grua e ka mendjen diku… ju e dini… e ka aty dhe nuk e ka gjetkë.
Kryetari, të cilit i pëlqente fryma e çiltër katundare, buzëqeshi dhe ia ktheu :
– Por në rastin tuaj, duhet të kishte ndodhur krejt e kundërta. Nuk do të ishit këtu po qe se do ta kishte pasur vetëm në kokë.
Atëherë Zotin Beaurain e kapi një zemërim i madh, dhe duke u kthyer nga e shoqja :
– E sheh pra ku na çove me poezinë tënde ? Hë, e sheh ku kemi mbërrritur ? Dhe tani do të shkojmë nëpër gjyqe, në këtë moshë që jemi, për sjellje të pahijshme ! Dhe do të na duhet ta mbyllim dyqanin, t’i largojmë klientët dhe të ndërrojmë lagje ! E sheh apo jo ?
Zonja  Beaurain u ngrit në këmbë dhe pa e vështruar fare të shoqin, u shpjegua qetë-qetë, pa ndrojtje të shtirë, pothuaj pa ngurim.
– Zot i madh, Zoti Kryetar, e di shumë mirë që jemi bërë qesharakë. Dëshironi të më lini të mbrohem si një avokate, apo më mirë si një grua e gjorë ; dhe shpresoj që kështu do të na lini të kthehemi në shtëpi, dhe të na kurseni turpin e gjyqeve.
"Dikur, kur isha e re, jam njohur me Zotin Beaurain në këtë vend këtu, një të Dielë. Ai punonte në një dyqan penjsh ; kurse unë isha zonjushë në një dyqan cohash. Më kujtohet sikur të ishte dje. Hërë pas here vija këtu që t’i kaloja të Dielat, me një mikeshë, Rose Levêque, me të cilën banoja në Rrugën Pigalle. Rose kishte një mik të mirë, dhe unë jo. Është ai që na sillte këtu. Një të Shtunë, ai më tha duke qeshur se të nesërmen do të sillte me vete një shok. E kuptova çfarë donte, por u përgjigja se ishte e kotë. Isha e urtë, Zotëri.

... 

(Guy de Maupassant)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00