Home | Literature | Në stacionin e largët

Në stacionin e largët

image
Eja, trishtim, eja me hapa fletësh që bien nga degët, eja me hapa shiu që këputet nga fletët... Eja, trishtim...

 

 

 

Bilal Xhaferri

 

 

 


Në stacionin e largët në fushë,
Klithi sirena e trenit të fundit.
Mbi çatinë time, si jehonë iu përgjigj kukuvajka.
Kë pres unë sonte?
Kush mori rrugën në errësirë
Dhe i krrusur përmes shiut,
U nis për tek unë.
Më kot më shkon mendja
Tek ata që më deshën.
Më kot kujtoj sonte
Ata që i desha.
Asnjëri
S’do shkundë pika shiu
Në pragun e derës sime këtë natë.
Rrugën e ka mbuluar
Balta dhe nata
Dhe në errësirë
Askush nuk do niset për tek unë...
Ja, kështu do më rrjedhë tërë jeta,
Larg atyre që më deshën,
Larg atyre që i desha.
 
  
 
Eja trishtim

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët...
Eja, trishtim,
Eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje...
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime!
Eja, trishtim,
trishtim,
eja.

 

Shqipëri


Vend i vogël
Kohë e vogël
Rracion i vogël.

Errësirë e madhe
Frikë e madhe
Mjerim i madh.

Dhe rrugëve të atdheut
Si kukuvajka nën hënë
Leh e ulërin.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00