Bilbili dhe trëndafili
Këndon mbi trëndafil sa mund bilbil’ i ngratë, Po trëndafili hesht e sytë nuk ia shtie Veç tundet e dremit mes tingush dashurie.
A. Pushkin
Në kopsht, në vetmi, pranverës, nat’ për natë
Këndon mbi trëndafil sa mund bilbil’ i ngratë,
Po trëndafili hesht e sytë nuk ia shtie
Veç tundet e dremit mes tingush dashurie.
A mos kështu dhe ti këndon për vashën sot?
Përmendu o poet, pse ngjiresh kot më kot?
Ajo nuk të dëgjon, s’sheh zemrën si të digjet;
Vështroje – lulëzon; thërrite – s’të përgjigjet.
Zoçka
Në vend të huaj unë ruaj,
zakonin e atdheut tim.
Kur vjen pranvera e uruar,
një zoçke unë i jap liri.
Përse të rroj unë pa shpresë,
Përse unë zotin ta qortoj.
Kur, qoftë edhe një krijese,
lirinë mundem t'ia dhuroj.
Te desha
Ty të kam dashur, mbase edhe të dua,
nuk është shuar zjarri, që m'u ndez,
por s'dua shqetësim të kesh për mua,
nuk dua e trishtuar të më jesh.
Pa fjale e pa shpresë ty të desha,
cfilitur nga zilia e nga ndrojtja,
i ëmbël e i çiltër me ty qeshë,
i tillë , dhëntë zoti, tjetri qoftë.
Comments (0 posted)
Post your comment