Home | Literature | ***

***

image
Trëndafili çeli në kopësht, m'u si një psherëtimë.
Zëra të largët vijnë e vdesin te kjo erë.

 

 


Nga Frederik Rreshpja

 

 

 

 

 


Ngado që sillem, pikëllimi është aty te porta
dhe prapëson shpirtrat.

Te dritarja një shi i huaj, i verbër, pa zhurmë.
Mbase janë shirat që kanë rënë dikur,
mbase janë kufomat e shirave:
Çdo gjë është e trishtuar sonte. 
     
  
***

Shkallë-shkallë nëpër muzg ylli ngjitet në heshtje,
me sytë plot lotë.
Trëndafili çeli në kopësht, m'u si një psherëtimë.
Zëra të largët vijnë e vdesin te kjo erë.

Zemra ime, si më harrove kështu?

              

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00