Ana tjeter e Rebelimit
Ngadalsoi gjurmët drejt varrezave të ndjenjave, njeri. Dua të vuaj me ty! Por qelqen e qytetit të nëndheshëm dëshiroj ta thyej.
Gjekë Marinaj
Mos të kthehemi tek britma e ëndërrës së mbrëmshme,
apo tek durimi i shkrirë në të bardhën e syve, njerëz.
Le t’i lëmë djegiet e brendëshme të avullojë të luhatura...
Ngadalsoi gjurmët drejt varrezave të ndjenjave, njeri.
Dua të vuaj me ty!
Por qelqen e qytetit të nëndheshëm dëshiroj ta thyej.
Brinjët e së sotmes s’duhet të mbeten skeleti i së nesërmes.
Fundi dhe fillimi i jetës s’duhet të cikin njëri - tjetrin.
Shoqet e zyres time
Ato hyjnë në zyrë si boja e freskët në varg.
Takohem me të gjitha si me puhizën e mëngjesit:
sytë e ditës mbushën me aromën e tyre njerëzore.
Ndërsa unë, që s’e imagjinoj Akilin të ketë pasë thembra,
pa e kuptuar kërkoj nënshtetsi tek atdheu i tyre i bukurisë.
Comments (0 posted)
Post your comment