Home | Literature | * * *

* * *

image © Photo: Drita Klosi
Në tjetër epokë kanë shtegtuar heronjtë!!!
Në çast
Fillon jëtëgjatsia e pavdekjes!!! 

 

 

 


Nga Dritan Mesuli

 

 

Vjeshta
Fole e lënë vetëm
Nga zogjtë e një stine të përënduar.
Kujtesë pa qellim,
ikja e penduar e diellit,
ftoh rrugët.
Në qëllimin e pagjumë të fjalës
Vdesin heronj të marrë ritesh.
Djalli ta marrë
Sa të fyer e ndjej veten nga heshtja dhe vjeshta,
unë, statuja!!!

***


Shikim që braktis qiellin,
sa më shumë yje fiken
aq më shumë të dëshiroj!
Kam vendosur ti shkoj dhimbjes deri në fund!!!
Këto fjalë,
neone të një rruge kah ti!
Në sy më flenë
Lulet e stinës së zjarrtë!!!

***

Më ka mbërthyer
Myshku i pritjes!
Reflekse të largëta,
Sytë kapin shkarazi
Ikonën tënde!
Ngadalë zvarret koha.
Tashmë s'më joshin mitet,
u pendova pse përparova
por s'mund as të kthehem!
Në tjetër epokë kanë shtegtuar heronjtë!!!
Në çast
Fillon jëtëgjatsia e pavdekjes!!!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00