Home | Literature | * * *

* * *

image
Ngritja e tij në karrierë do të jetë me siguri marramendëse. Disa parashikime arrijnë bile edhe postin e vezirit të madh. Aksionet e bronzit do të bien përsëri në mesditë.

 

 

 

 

Nga Ismail Kadare


Para tri ditësh, duke mposhtur turpin e madh, ai i kishte treguar mjekut të fshehtën e netve të para të martesës së vet. Kjo e fshehtë ishte e pikëllueshme. Abdullai nuk flinte dot me nusen e vet të re. Mjeku e kishte dëgjuar pa u çuditur aspak dhe kjo, në nje fare mënyre, i kishte dhënë zemër Abdullait, sepse tregonte që këto ishin gjëra të zakonshme. Mjeku i kishte bërë ca pyetje (uh, sa të vështirë e kishte Abdullai t’u pergjigjej atyre pyetjeve, sidomos kur lidheshin me nusen e tij), i kishte dhënë ca këshilla dhe në fund e kishte siguruar se kjo ishte diçka e përkohshme, që shkaktohej kryesisht nga mungesa. e, elementit femëror ne jetën publike Kjo mungese, kishte thënë ai, e mbeshtjell femrën me mistere të tilla, saqë dëshlrën për të e çon gjer nejctlliste e marrëzisë.
— Hm, — ia beri mjeku, duke u bërë gati të hipte mbi shkallaren e parë. Disa sekonda ai uli kokën, si për t’u menduar. — Dëgjo, — tha, duke i ngulur sytë. — Duhet të provosh diçka tjetër. E di çfarë?
Sytë e Abdullait ishin si të shuar.
— Çfarë? — ia bëri me zë fare të dobët.
— Të njihesh me ndonjë grua të përdalë.
Koka e Abdullait bëri nje lëvizje kundërshtimi.
— Leri ato, — tha mjeku, duke vënë këmbën mbi shkallare. — Është një ilaç pothuajse i sigurtë.
Sytë e Abdullait ndiqnin thembrat e këpucëve të mjekut, tek zhvendoseshin nga njëra shkallare te tjetra. Një, dy, tre, katër. Gjithë ato net të javës që shkoi, kishin qenë për të një vargan orësh torturuese, gunga devesh,sipër të cilave ai zvarritej gjithmonë e me larg ne një rërë të pashpresë. Mos u bëj merak, i kishte thënë mjeku, është nje çështje thjesht psikike. Abdullai mbante frymën për të mos i shpëtuar asnje fjalë e tij. Është një dëshirë kaq e madhe, saqë ne fillim mbyt vetveten, kishte vazhduar mjeku. Fjalët e mjekut i vërtiteshin gjithé ditën nëpër mend Abdullait. Nganjëherë ato ishin bindse,por, në shumicën e rasteve, tingellonin të çuditshme. Përse një dëshirë e madhe duhet të mbyste vetveten? Dhe përse kjo gjë duhej t’i ndodhte pikërisht atij? Ai nuk besonte në forcën e magjive, megjithatë nganjëherë mendonte se mos kjo ishte një ndëshkim për diçka që ai kishte bërë në të kaluarën? Mos vallë nuk duhej të kishte endërruar për gra të huaja?
Veçanërisht torturuese kishte qënë për të nata e katërt e marteëes. Gjithë perandonia ishte me festë me rastin e Natës së Fuqisë. Në këtë natë, sipas traditës shekullore, padishahu perandor duhej të flinte me një virgjereshë. Kryeqyteti rrezëllinte nga dritat. Në mbrëmje von nga Kulla e Daulleve, nga kështjella e burgut dhe nga tarraca e Mmiraliatit gjëmuan topat, që lajmëronin fillimin e Natës së Fuqisë Abdullai ishte shtrirë përbri nuses së vet, në dhomën e ngrohur me kujdes. Të dy ishin të mbytur në djersë të ftohta .Topat lëshonin gjathmonë e më tepër një gjëmim të llahtarshëm. Grykat e tyre, tymi, baruti, zjarri që villnin, të gjitha këto nuk simbolizonin gjë tjetër, vefucp. mashkullore te padishahut, te shdërruar në hekur e në oshëtimë. Nën atë gjëmim që dridhte botën, nëpunësi Abdulla zvarritej si një kërmill. Dhe ndërsa shikonte me bisht të syrit qafën e nuses së vet (ajo qafë e lëshuar plogët mbi jastëk e mundonte çuditërisht), ai, si një c djegie të largët, të hidhur e të embël njëkohësisht, të ndiente valët e zilisë zymtare, që e lëpinin herë pas here kohët e fundit. Ishte zilia për kokat e kamares së gurtë. Sytë e tyre të shuar dukej sikur e qesëndisnin. Burahan Pashai kishte pasur tridhjete e tetë gra në haremin e tij. Thoshin se veziri i Trapezundit e kishte fytyrën të verdhë nga orgjitë e pambaruara. Guvernatori i Tarabulluzit kishte pasur rreth shtatëdhjetê e pesë feira, nga tê cilat gjysma ishin nën tetëmbëdhjetë vjeç. Gruaja e ligjshme e Ali Pashait, Vasiliqia, ishte njëzet e dy vjeçe, ndërsa Veziri rebel i kishte kaluar te tetëdhjetat. Te gjithë ata kishin aq shumë, aq shumë gra, kurse ai... Ate po e tradhtonin. Njëra pas tjetrës organet e trupjt te tij po e braktisnin. Rishte vetëm njê lidhje formale midis kokës dhe trupit të tij. Por, me qofte se ishte kështu, në qofte se kishte ardhur ftohja e pandreqshme, a nuk ishte me mirë që ai të ndahej prej gjymtyreve dhe prej gjithë trupit të tij? Të shkëputej njëherë e mirë nga duart, këmbët dhe barku i përbuzshëm. Ashtu siç mbylleshin e rrethuarit pa shpresë në kullën e lartë te kështjellës së pushtuar, ashtu të mblidhej dhe ai në strofkën e fundit, në kokën e vet. Duke qenë i tillë, vetëm kështu nusja e tij e re s’kishte pse të priste prej tij asgjë tjetër. Atëherë ndoshta ajo do ta puthte atë në buzë, me një të puthur të vërtetë gruaje, ashtu siç e puthi në buzë Pashanë Bjond e shoqja, kur i çuan kokën e tij. .Abdullait iu duk se ndiente lëvizjen e ngadaltë të gjakut të tij nëpër damarë. Të ishte vetëm kokë. Kokë në kamaren e gurtë. Dielli të shuar me një përgjakje, perëndimi rreth e rrotull i vetëm përballë tmerrit të turmave të pambaruara të kryeqytetit. Tiran që terrorizon shpirtin. I përpirë nga mijëra sy të ndezur si nga ethet. Në qendër të vëmendjes dhe të perandorisë. Hënë e vdekur.
Në murniurimën e sheshit diçka ndryshoi. Abdullai ngriti kryet dhe pa mlekuTl që po ngjiriste shkallën prej druri. Ai shkeli në kalldrëm, pastaj ktheu sytë nga kamarja dhe vështroi një copë here mendueshëm kokën e prere. Rreth e rrotull. turma që gjer atëherë kishte ndjekur me giak të ngrirë çdo lëvizje të tij, filloi përsëri te gumëzhinte. Këshilhi i Ministrave është përsëri në mbledhje, thoshte dikush. Një erë e ftohtë frynte tejpërtej sheshit. Mjeku nuk i hiqte sytë nga kamarja. Leshrat e bardha të kokës here shpupuriseshin, here qetësoheshin. Mjalti me siguri ka ngriré, mendoi Abdullai. Mjeku dy-tri here tundi kokën me vete. Përsëri murmuriti pastaj si në endërr. Ajo kokë donte ta sfidonte perardorinë, mendoi Abdullai, i lodhur. Atij i merreshin pak mendtë. Krelat e bardha të kokës ishin si të mjegulluara. Abdullait i shkoi ndër mend se dy ditë më parë pranë atyre qimeve të buta vërshëllenin fjalët e tmerrshme të vezirit. Ato leshra, pranë gojës së tij, kishin qenë të mbushura me st dhe vdekje Kresho&u ifè kis1 dIi1 teré periTani ishin vetem qime. Të buta si lekurë qengji. Abdullait iu kujtua trupi i nuses së tij. Ai gjithashtu ishte i statujtë. Seksi i saj ishte i fjetur. Ai nuk kishte ngjallur dot në të furtunë.
— Tërmet të tillë, shteti s’ka për te ndier prej vitesh,— tha mjeku, duke bërë me shenjë nga kamarja.
Abdullai s’dinte ç’të pergjigjej. Ne të gjitha deklaratat zyrtare fjala tërmet ishte shmangur. Ai, ndoshta për të njëmijtën herë, vështroi kokën. Vallë, në ç’kënd të asaj kafke lindi për here parë ideja për t’u ngritur kundër perandorisë shekullore? Abdullait i shkoi nëpër mend se në këtë botë ai s’qe ngritur ndonjëherë kundër asgjëje. As
kundër vetvetes, mendoi.
— Mirupafshim, Abdulla! — tha mjeku, duke shkëputur me zor shikimin nga kamarja.
- Abdullai beri një përkulje. Pasi bëri ca hapa, miku ktheu kokën. Për atë problemin, bëj ashtu siç të thashë, - — thirri ai që nglarg.
Abdullai ndjeu se po skuqej
Ne shesh ndihej prania e aleve Ttê reja njerezore. Nga Rruga e Armëve Islame po dyndeshin rreshtat e nxënësve të shkollave dhe të idhtarëve të organizatave fetare. Një copë herë Abdullai u vuri veshin copërave të bisedave njerëzore,për të marre vesh te rejat e ditës. Asnjë gazete e kryeqytetit nuk mund tè ishte kaq e shpejte, sà zhurmërima e këtij sheshi. Frazat që dëgjonte, vendoseshin ne ndergjegjen e Abduhlait si tituj lajmesh, të medhenj, ose te vegjel. Parashikohet që në nje pjesë te Ballkanit, veçanërisht në krahinat fqinje me Shqipërinë te vendoset gjendje e jashtëzakonshme. Vazhdojnë kërkimet e thesarit të Aliu Tepelenës. Në katakombet e tmerrshme të kështjellës së tij priten të zbulohen mynxyra. Me korrierin me te afërm perandorak pritet te mberrijë në kryeqytet vejusha e rebelit, Vasiliqia. Ministri i Jashtëm, Reiz efendiu...Abdullai mendoi se do të ishte një budallallëk i pafalshëm nga ana e Drejtonisë se Katërt, sikur ajo të mos shperndante njerëzit, e saj në ketë shesh. Këtu mund të dëgjoje hatatë më të mëdha. Ja, dy hapa me tej, mu për-para hundës së rojave, përsëri po diskutohej se ç’do të behej me Shqipërine tani, pas shtypjes së rebelimit. Që do të humbasë përjete favoret e saj, kjo as që vihet në dyshim, thoshte njëri, por unë jam kureshtar të di se a do të kalojë në gjedjen e terrorit të sforcuar apo jo. Terror i sforcuar? pyeste tjetri. Ç’është kjo? Si, nuk e di ti? Kështu i thonë tani tokave të shpallura haram. Ah, po, terror i sforcuar. Ti mendon se mund të kalojë në të? Pse jo? la bënte i pari. Gjithë nënshtetasit e mbretërisë janë të zemëruar me shqiptarët. I ke parë gazetat? Kërkojnè terror. Mjaft u përkëdhel kaq vite Shqipëria, shkruajnë, le të mbytet tani në gjak. E megjithatë mua s’më besohet, kundërshtonte i dyti. Do të shikosh si do të gjendet një rrugë e mesme, që edhe zemërimi i përgjithshëm të shuhet, edhe shqiptarët të mos acarohen. Ti e the vetë pak me parë: shteti sheh më larg.
Oh, janë prapë ata budallenjtë, mendoi Abdullai. Vallë s’kanë punë tjetër, veçse të marrin nëpër gojë shtetin? Ai nuk desh t’i dëgjonte më, por zërat e tyre ishin shumë afër dhe i futeshin me përdhunë në vesh. Si thua ti, kush do të emërohet në vend të Ali Pashait?-pyeste njèri. Është vështirë te parashikohet, thoshte tjetri. Kjo varet nga dekreti që do të nxjerrë Perandori për statusin e Shqipërisë. Ne qoftë se ajo shpallet Vend Haram, pra nën terror të sforcuar, siç thuhet me terminologjinë e re, ka mundësi të mbetet atje Hurshid Pashai, që është i ri dhe energjik. Përndryshe... çfarë përndryshe? pyeste zeri i parë. Përndryshe, në qofte se shteti do të përcaktojë një gjendje me të butë, ashtu siç e besoj unë, ka mundësi të dërgohet atje Karaxha Pashai plak.
Ata vazhduan të flisnin për emërimet dhe Abdullait i shkoi nëpër mend se nga të gjitha institucionet e shtetit, ai që kishte me shumë gjallëri këto ditë, ishte me siguri Pallati i Vulës dhe i Dekreteve. Midis një milion nëpunësve të perandorisë, fati i një mijë e katërqind funksionarëve më të lartë të saj lidhej drejtpërdrejt me këtë pallat, kolonadat e rënda të te cilit ngjanin si te stërpikura me një ndryshkje sërmi.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
3.00